Kulturë

Garat Kur’anore Ndërkombëtare kanë për qëllim promovimin e unitetit të muslimanëve

Kryetari i Qendrës për Çështje Kur'anore dhe Organizatës Iraniane të Vakfit dhe Bamirësisë theksoi se objektivi kryesor i Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Iran ka për qëllim që të zhvillojë Unitetin në Botën Muslimane.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Teheran, duke u fokusuar në edicionin e 32-të Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Republikën Islamike të Iranit, Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini tha se si një ngjarje kulturore-shkencore, siç janë garat, kanë për qëllim përhapjen e parimeve fetare.
Ne do të përfitojnë nga bekimet e Kur'anit të Shenjtë, në mënyrë që të rrisim bashkëveprimin me botën, tha ai dhe vuri në dukje se kjo është përgjegjësi e madhe e mediave dhe agjencive të lajmeve për të mbuluar ngjarjen nga mediat.
Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini shtoi se Garat Kur'anore Ndërkombëtare kanë shumë aspekte të panjohura të cilat mund të shpallen dhe të manifestohen nga mediat. 

Ai vuri në dukje se parimet dhe politikat e Garave Kur’anore Ndërkombëtare të Kur'anit janë vendosur nga ana e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik.

Diku tjetër, ai tha se numri i hafizëve të Kur'anit në Iran është rritur që prej fitores së Revolucionit Islamik dhe sot ka mijëra të hafizë të  Kur'anit në Republikën Islamike të Iranit. 

Udhëzimet Lideri Suprem për përhapjen e hafizëve të Kur'anit, hafizët duhet të përqendrohen në afërsi të Librit Hyjnor, Kur’anit, që ta kuptojnë, sipas tij të veprojnë, dhe në jetë ta zbatojnë, tha zyrtari.
Ai më tej i përshkroi Garat Kur’anore Ndërkombëtar si një mundësi për të përhapur unitetin mes muslimanëve. 

Disa programe, duke përfshirë një ekspozitë, janë planifikuar në margjinat e garave, vazhdoi duke thënë, Huxhet ul Islam Sejjid Mustafa Husseini.
Garat e 32-ta Kur’anore Ndërkombëtare do të Organizohen nga  Qendra për Çështje Kur'anore dhe Organizatë Iraniane e Vakfit dhe Bamirësisë, dhe do të zhvillohen më 15 maj deri më 22 maj 2015, në Teheran.

Burimi: IQNA News