Qendra që boton përkthimet e Kur'anit në mbi 30 gjuhë
Qendra për Shtypjen e Kur’anit të Shenjtë “Muhammed Bin Rashid”, që ndodhët në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Shtëpinë Botuese Darussalam Publishers, një qendër e specializuar për shtypjen dhe publikimin e përkthimeve të Kur'anit të Shenjtë, si dhe libra të tjerë islamik.
Qendra, e cila është pjesë e Dubai Media Incorporated (DMI), do të punojë me Botuesit e Darussalamit që teksti i Kur’anit të Shenjtë të jetë dispozicion në më shumë se 30 gjuhë, njoftoi raportoi faqja Trade Arabia news website.
Qendra Për Botimin e Kur’anit të Shenjtë “Muhammed Bin Rashid” kërkon të sigurojë standardet ndërkombëtare të cilësisë të shtypjes për librin nderuar.
Qendra boton gjashtë milionë kopje të Kur'anit të Shenjtë në vit, secila fazë e shtypjes mbikëqyret nga një grup specialistësh, dijetarë fetarë, për të siguruar se a janë plotësuar kushtet e nevojshme të përcaktuara nga Islami.
Fejsal Bin Haider, kryeshef ekzekutiv i shtypjes dhe i sektorit të shpërndarjes së Dubai Media Incorporated (DMI), nënshkroi marrëveshjen me Abdul Malik Muxhahid, Menaxher e Punëve të Shtëpisë Botuese, Darussalam Publishers, për Dubai Media Incorporated (DMI), DMI për të marrë të drejtat e pronësisë intelektuale për përkthimet e Kur’anit të Shenjtë për tre vjet, në varësi të ribotimit.
Burimi: IQNA News