Palestine

Vrasja e civilëve në Gaza

Ushtarët theksojnë se komandantët iu kanë thënë  pa ngurrim mund të gjuajnë në Palestinezët në shumicën e rasteve. Ushtarët që kanë marr pjesë në luftë në Gazë theksojnë se rregullat për përdorimin e armëve në atë luftë ishin tepër të butë, edhe pse udhëheqësia e ushtrisë izraelite vazhdimisht ka përsëritur se është bërë  të gjitha parandalimet që të shmangen viktimat civile në këtë luftë.

Organizata Breaking the Silence ka publikuar të hënën rrëfimet e 70 ushtarëve izraelit të cilët kanë dasht të mbesin anonim , e të cilit kanë kritikuar udhëheqësin e ushtrisë izraelite. Disa ushtarë kanë thënë se komandantët  e tyre i kanë urdhëruar që pa ngurim mund të gjuajnë në shumicën e rasteve mbi Palestinezë. Këtë e kanë arsyetuar me fjalët se civilëve i është urdhëruar që të lëshojnë zonat luftarake në hapësirën e rripit të Gazës. Në deklaratën e organizatës njashtu theksohet se aspak nuk është shiquar se a do të dëmtohet ndonjë ndërtesë palestineze.”Çdo dy, tri vjet shkojmë në Gazë dhe rinisim rundin e ri të luftimeve”, ka thënë Jehuda Schaul, themeluesi i organizatës. Ka shtuar ai se ushtri aizraelite çdo here i shkel rregullat morale.Si përgjigje ndaj akuzave të ushtarëve, ushtria izraelite ka lëshuar komunikatën në të cilin thekson  se  organizata Breaking the Silence nuk ka dashur të ju jap fakte dhe  për këtë shkak është e pamundur të hulumtohen theksimet e tyre.

Më shumë se 2200 palestinez janë vrarë në këtë luftë gjatë vitit 2014 dhe se viktimat kryesisht ishin civil. Në këtë luftë janë vrarë edhe 70 izraelit. Kombet e Bashkuara kanë raportuar se gjatë luftës 50 ditore janë shkatërruar 18.000 ndërtesa.

Organizata Breaking the Silence rregullisht raporton për aktivitetet në territoret e okupuara.

Burimi: Al Jazeera