Turqi

Qendra mesdhetare e rezistencës kundër Turqisë

Me sa duket Egjiptin, Greqinë dhe Qipronë i bashkon diç më shumë se një element i përbashkët.Përveç krizave ekonomike të brendshme, është edhe armiqësia ndaj Turqisë, e cila e ka nxitur qarqet izraelite të flasin për formimin e një aleance tripartite në mes këtyre shteteve nga të cilat me siguri edhe Izraeli do të ketë përfitime duke marrë parasysh se burimin e ri të pasur e ka gjet në Egjipt.Liderët e tri shteteve, Egjiptit, Greqisë dhe Qiprosë, janë takuar para ca ditësh në Nikozi, për herë të dytë në gjashtë muajt e fundit, për të biseduar për interesat e përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë. Megjthatë, qarqet izraelite theksojnë se ky takim ka edhe një qëllim i cili nuk është paraqitur në opinion, e i cili ka të bëjë me themelimin e qendrës së rezistencës kundrejt Turqisë, nga e cila Izraeli do të ketë përfitime në mënyrë indirekte. Gjersa në deklaratën zyrtare të këtyre tri shteteve ceket se qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i çështjeve sikurse ”lufta kundër terrorizmit, ekspoatimi i gasit në detin Mesdhe dhe vazhdimi i bisedimeve politike në mes Izraelit dhe administratës palestineze”, reporteri izraelit Ron Ben Yishai thotë se këto tri shtete ndajnë dëshirën e përbashkët për formimin e frontit në pellgun e  detit Mesdhe që të kundërshtojnë Turqinë, si armik i tyre i përbashkët. Shtoi më tutje se Izraeli nuk ka marr pjesë në takim në Nikozi ”për shkak të marrëdhënive të këqija me qeverinë e re greke, por prapa skenës inkurajon që kjo qendër e rezistencës të rikristalizohet. Izraeli i ka edhe arsyet e veta, nga e cila më e rëndësishmja është qëndrimi i Ankarasë lidhur me konfliktin me Palestinezët dhe Lëvizjen e Hamasit”.

Portali informativ izraelit Walla ka përcjell fjalët e burimit grek të paemëruar se” qëllimi më i rëndësishëm i samitit në Nikozi paraqet formimin e koalicionit kundër Turqisë. Greqia është e shqetësuar për shkak se Turqia është duke lejuar pjesëtarëve të grupit të ISIS-it që lirisht të kalojnë nëpërmjet territorit të tyre në rrugën e tyre për në Irak dhe Siri, në të cilin shohin rrezikun e dyfishtë pasi që në pyetje është shteti fqinj”. Hulumtuesi izraelit për çështjen e Lindjes së Afërt Roni Shaked ka thënë se bashkëpunimi i cekur trilateral”ka nis në fund të vitit të kaluar me qëllim të formimit të qendrës paralele të forcës e cila do të mund të kundërvehej Turqisë, pasi që këto shtete e akuzojnë ate për ndikimin negativ në rajon”. Më tutje shtoi:” aty janë edhe interesat ekonomik, armiqt e përbashkët dhe ndarja historike në mes Turqisë dhe Qiprosë për pjesën turke të këtij shteti i cili po zgjat plot 40 vite, gjersa Al-Sisi e sheh Ankaranë si krëcënim për stabilitetin e Egjiptit për shkak të përkrahjes së Vëllezërve Mysliman kundër grushtetit ushtarak”. Sqaron më tutje se”Izraeli fshehtas inkurajon zhvillimin e kësaj qendre antiturke dhe në mënyrë sekrete punon në forcimin e tij, pasi që ai është përfitues më i madh në këtë, pasi që veç tre vjet bashkëpunon me këto tri shtete me dëshirë që të zhvillojë tregun e gasit natyror në rajon”.”Izraeli edhe më tej përkrah regjimin e Abdel Fattah al-Sisit edhe përkundër presioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët e kanë kritikuar rrëzimin e kryetarit Muhamed Murist me grushtet ushtarak. Izraeli dhe Egjipti sot zhvillojnë”muajin e vet të mjaltit” në aspektin e kordinimit të bashkëpunimit të sigurisë. Nga ana tjetër ish ambasadori izraelit dhe ligjërues në Universitetin e Tel Avivit Alon Liel mendon se ekzistojnë pak gjasa për formimin e koalicionit kundër Turqisë”për shkak të forcës të cilin e ka ky shtet në të gjitha fushat për dallim nga kundërshtarët  e tyre në pellgun e detit Mesdhe”. Mendon se Greqia” nuk do të merr pjes seriozisht në koalicionin kundër Turqisë, sikurse që është kjo, pasi që qeveria e re greke është e orientuar armiqësisht ndaj Izraelit”. Përfundon me fjalinë se ”Është e vërtetë se këto tri shtete të përmendura janë të orientuar armiqësisht ndaj Turqisë, por kanë edhe lidhje të afërta me pushtetin palestinez për shkak të së cilës nuk do të lejojnë vetes të jenë miqë apo aleat të Izraelit”.

Në fund, zëdhënsi izraelit i Ministrisë së punëve të jashtme Emanuel Nahshon, ka refuzuar të jep komentin e tij në këtë çështje duke thënë se”Izraeli ka interesat e mëdha në pellgun e detit Mesdhe dhe me dekada punon në realizimin e tyre në bashkëpunim me shtetet fqinje dhe miqësore”.

Burimi: Al Jazeera