Irani do të hapë qendrën më të madhe të mjekësore në Lindjen e Mesme
Një zyrtar mjekësor iranian njoftoi të mërkurën se Qendra më e madhe Mjekësoroe në Lindjen e Mesme do të inaugurohet këtë vit në qytetin Shiraz, në jug të Iranit.
Rektori i Universiteti i Shirazit i Shkencave Mjeksore, Muhammed Hadi Imanijeh i tha Agjensisë së Lajmeve të Tasnim se Qendra për Djegie Amir-al-Muminin, me një sipërfaqe prej 28.000 metra katrorë dhe një kapacitet prej 1.000 pacientëve, do të fillon në fund të muajit gusht, 2015, duke shtuar se qendra do të të jetë më e madhja e këtij lloji në rajonin e Lindjes së Mesme.
Projekti për ndërtimin e spitalit shtatë-kat ka filluar në vitin 2005. Projekti është në ndërtim e sipër duke përdorur fonde nga organizatat bamirëse dhe Ministria e Shëndetësisë, shtoi ai.
Qendra Mjekësore për Djegie Amir-al-Muminin do të përfshijë dhomat e veçanta për pacientët me sëmundje infektive dhe jo infektive, kirurgji, kirurgji plastike, si dhe reparte për fëmijët dhe femrat, tha Muhammed Hadi Imanijeh.
Një qendër për djegie është një spital i specializuar në trajtimin e djegieve. Këto qendra shpesh përdoren për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve me djegie të rënda.
Burimi: Tasnim