Të Udhëzuarit Në Islam

Gruaja gjermane e përqafoi fenë Islame

Dashuria për Pejgamberin dhe Ehli Bejtin burim i rehatisë
Dashuria për Pejgamberin dhe Ehli Bejtin burim i rehatisë

Pas përqafimit të fesë Islame, gruaja gjermane  ka shprehur dashurinë ndaj imamëve si burim i rehatisë së saj.

Kjo grua gjermane që ka marrë nënshtetësinë iraniane është  konvertuar në Islam në natën e shehidllëkut të Imam Hadiut.

Lidhur me konvertimin e saj, kjo grua e ka përmendur ndikimin e Kur'anit dhe librave burimore shiite si arsye e zgjedhjes së saj dhe shtoi, Studimi i librave fetarë janë një nga interesat e mia dhe duke studiuar libra të tilla unë kam marrë të njohuri nga Kur’ani i Shenjtë dhe nga Feja Hyjnore – Islami dhe më në fund kam vendosur për të zgjedhur atë. 

Kjo grua që sapo e përqafoi Islamin tha: Sapo kam hyrë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait kam gjetur një qetësi, një ndjejnë të veçantë në zemrën time.

Ajo theksoi, Unë jam aq e lumtur që kam mundësinë për të vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait dhe ndërsa unë jam këtu unë ndiej një lloj afërsie ndaj Zotit dhe Imam Rizait.

Duke iu referuar pranimit të Islamit nga ajo pjesë e popullit që është mendje hapur, që kuptojnë, ajo tha, Ka shumë gatishmëri intelektuale dhe shpirtërore për njohjen e Islamit në vendet perëndimore dhe ky kapacitet duhet të përdoret për të paraqitur, prezantuar dhe për të  përhapur këtë fe të bukur.  

Kjo grua që ka zgjedhur emrin e ri Merjem  shtoi, Për të paraqitur  Islamin para njerëzve jomyslimanë kam përkthyer dhe botuar një libër në Gjermani të  cilin e ka shkruar Allameh Maxhlisi dhe ka patur një ndikim të madh në mua aq sa që unë kam provuar për të përkthyer atë në një formë shumë të thjeshë dhe të kuptueshme.  

Kjo grua që sapo përqafoi Islamin tha: Hixhabi, shamia nuk është vetëm mbulesë, për një obligim dhe kjo është një përgjigje ndaj thirrjes së natyrës (Fitres) dhe tregon kulturën dhe qytetërimin islam.

Duhet të theksohet se disa paketa me libra dhe Kur'ani në gjuhën gjermane janë i janë dhuruar asaj nga Zyra e Vizitorëve Jo Iranian në Xhaminë e Imam Rizait në Mash-had, Republika Islamike e Iranit.

Burimi: AQR