Shqipëri

Sfidat e Shqipërisë për integrimin në be përmes krizës politiko-popullore

Shqipëria është vendi i fundit në Ballkan që synon të bëhet pjesë e BE. Por për të arritur këtë, duhet të bindë Brukselin se ka luftuar korrupsionin dhe krimin e oragnizuar. Pas dekadash të tëra me pushime në ishullin e Korfuzit në Jug të Shqipërisë, Xhulia Langdon zgjodhi Shqipërine për të parë se si ka ndryshuar vendi ish komunist. Vija bregdetare e Shqipërisë, malet e ndaluara duket se përfaqësonin izolimin e vendit, nën regjimin komunist prej gjysmë shekulli.
Në 1997 plumbat ndriconin qiellin natën të Sarandës, qytetin e vogel në jug të Shqipërise, ku ndodhi rebelimi i fundit, i dhunshëm i vendit që luftonte për demokraci. I afrohemi Sarandës për herë të parë, të përgatitur për të parë gjithcka. Dhe cila ishte gjeja e fundit që prisnim të shihnim ? Çadra dielli në bregdet. Mirësevini në rivierën shqiptare. 
Ka një shëtitore me kafe, bare, ndriçim, restorante dhe dyqane suveniresh për turistët. Ka palma dhe vende të përshtatshme për të marrë rreze dielli. Shezlonge. Dhe një park ujor për fëmijë, të cilët përfitojnë të hidhen në të. Si dhe pushues edhe pse pak nga ta duket se janë të huaj. 
Gjitjashtu ka dhe automjete. Madje të shtrenjta. Dhe në mes këtij qyteti të vogël, ndërtesa të këndshme dhe hotele të mira.
Nëse dikur nëpër shkolla gjuha e dytë ishte rusishtja tashëm është anglishtja. 
Vendi sapo ka kaluar procesin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe njerëzit në përgjithësi shprehen të kënaqur me rezultatet e tyre. 
Sipas tyre Shqipëria po bën një progres shumë të madh në rrugën e demokracisë, si gjithmonë sipas tyre.
Agrokultura dhe peshkimi vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit, por të ardhurat janë të vogla dhe pensionet shumë të ulëta. 
Pjesa më e madhe e pensionistëve ndihmohen nga femijet e tyre, dhe nga të ardhurat që emigrantët dërgojnë. 
Ka ende probleme në tranzicionin ekonomik. Ka ndërtesa të papërfunduara pothuajse kudo. Dhe infrastuktura është shumë larg rrugës së duhur. 
Ka automjete por nuk ka vende parkimi. Ka mallra konsumi të kushtëzuara por jo kosha mbeturinash.  Ka vetëm një aeroport, me emrin e nënë terezës në kryeqytetin e vendit, gjashët orë larg nëse je me fat. Pjesa më e madhe e rrugëve janë të vështira. Por asgjë nga këto nuk zbehin optimizimin e njerëzve të cilët shpresojnë se politikanët e rinj do të përmirësojnë gjërat. 
Ata besojnë se qeveria mund të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe do të vendosë rendin mbi kulturën tradicionale të hakmarrjes, e cila sipas tyre ende mbizotëron në veri të vendit. 
Sipas shumë njerëzve ky është një prioritet i qeverisë. 
Së bashku me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka dhe një arsye tjetër se pse Shqipëria ka dështuar në anëtarësimin në BE. 
Por gjërat po lëvizin. Dhe për më shumë, lideri i ri, Edi Rama ka një armë secrete, por ku është  kjo armë??? 

Sipas realitetit,  qindra-mijëra shqiptar kanë  nisur eksodin e ikjes nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë në kërkim të Azileve ekonomike. Me dhjetra kampe janë konsideruar si të pa ligjshëm dhe ju është vënë zjarri në shenjë refuzimi për azilet e paligjshme. Qeveria shqiptare e ka konsideruar eksodin si një mashtrrim të kompanive mafjoze që gënjejnë popullin me njoftime fantazëm se gjoja kërkohen punonjës me profesjone të caktuara. Por, cfarë ka që nuk shkon në këtë mes! Të bën përshtypje versioni i ngatërruar i disa përfaqësuesve të mazhorancës. Përpos Kryeministrit Rama, Ministri i Mirëqenjes z.Erion Veliaj, i cili nuk e jep dorëheqjen po nuk fitoi Bshkinë e Tiranës, u shpreh për cështjen në fjalë se eksodi i shqiptarëve erdhi si pasojë e faktit që në zonat e thella rurale Partia Demokratike  ka refuzuar të japë përkrahjet socjale duke shkaktuar varfëri. Ministri i Brëndshëm z.Saimir Tahiri e konsideroi eksodin si dalldisje të shqiparëve, sepse sipas tij nuk duan ti bashkohen zhvillimit  të vendit që në fakt sa vjen e varfërohet më shumë.  Në fund ka dalë një justifikim tjetër. Kryeministri thotë se “ikja masive ka ndodhur si pasojë e faktit që shqiptarët kanë mungesë aspiratash”.

Gjithë kjo situatë ka deyruar Gjermaninë të marrë masa ekstreme duke kthyer rreth 5000 shqiptar nga 10.000 që janë në total që nga viti 2014. 5000 të tjerë do kthehen shumë shpejt përvec atyre që kanë hasmëri dhe janë në gjendje lufte, sipas deklaratës së znj.Angela Merkel. Pra, sipas BE-së qenkan më e lehtë të qasësh ekstremistët arab që shkakojnë trragjedira të jashtëzakonshme sesa një popull hallexhi sic janë shqiptarët të cilët emigrojnë për një mirëqenje të mohuar nga qeveria e tyre. Kjo gjendje rrezikon marrëdhënjen me BE-në dhe liberalizimin e vizave. Pra, ne rrezikojmë të mos e shohim më Botën dhe të kthehemi në një  populln i dënuar dhe izoluar vetëm e vetëm se kemi pasur fatin  e keq të kemi qeveri kriminele, hajdute, manipulatore, mashttrruse, shtypëse dhe vrasëse të popullit  të vet, por që cuditërisht besohe verbërisht nga përfqësuesit e BE-së dhe Botës mbanë.. BE- për fatin tonë të keq rreikon të kthehet në një ëndërr të cilën shqiptarët jo vetëm që nuk do ta prekin më nga afër, por as në ëndërr sdo të mund ta shohin derisa ë zhduke politika e përlyer që kemi dhe kemi pasur përhere deri në një qeveri të kandiduar dhe sugjeruar ngaq vetë BE, nëse vërtet e kanë kaq për zemër integrimin e vendit tonë në familjen e  tyre.