Siria

Ditët e opozitës siriane janë të numëruara: Michael Maluf

    TV Press ka zhvilluar një intervistë me Michael Maluf, ish-zyrtar i Pentagonit, rreth Ushtrisë Siriane e cila çliroi një qytet kyç në afërsi të kufirit libanez nga militantët të sponsorizuar nga të huajt që luftojnë kundër qeverisë.


Çfarë vijon është një transkriptimi i përafërt i intervistës.


      Press TV: Shumë njerëz tani janë duke parë këto përparime, z Maloof, të bëra nga ana e trupave siriane si një fitim i madh për shkak se ata janë duke thënë se Siria po i afrohet me qëllim kufirit  me Libanin për ta mbyllur atë për militantët.


A e shihni këtë si një arritje strategjike për Sirinë dhe a do të ndikojë kjo në qëndrimin e qeverisë sidomos në bisedimet e ardhshme në Gjenevë ?


     Maloof: Është një zhvillim shumë strategjik. Kjo e bën që të përkrahët më shumë qeveria e presidentit sirian Bashar el-Assad. Gjithashtu, e rëndësishme është edhe prania e tij atje, sepse ajo që ka ndodhur në mënyrë efektive është prerja linjave të furnizimit për luftëtarëve e huaj që hyejnë nga Libani dhe, gjithashtu, nga Turqia.


     Kjo është shumë, shumë e rëndësishme dhe ndihmon, gjithashtu, për të siguruar vetë kryeqytetin, Damaskun. Kjo fitore duhet të ruhet dhe trupat duhet të qëndrojnë atje në mënyrë që të sigurohet se kryengritësit nuk kanë më mundësinë për të marrë furnizimet që ata kërkojnë dhe këto ndërprerje të furnizimeve të rebelëve brenda Sirinë ,pranë Damaskut janë shumë, shumë e rëndësishme.


    Press TV: Pra, në thelb shumë njerëz janë duke thënë, pyetja është se sa  e fortë është tani qeveria siriane kundrejt kryengritësve, ata janë duke thënë se për shkak të grindjeve të brendshme, kurse ne jemi duke thënë në mesin e kryengritësve për shkak të këtyre lloj përparime, se disa janë edhe duke shkuar aq larg sa thonë se kryengritja është afër fundit të saj , edhe pse kjo nuk është diçka, që ju e dini, shumë njerëz do të bien dakord.  Cila është ideja juaj?


     Maloof: E pra, ideja ime është që kryengritja është e lidhur në shumë aspekte, sidomos në mesin e opozitës. Shqetësimi do të mbetet tek luftëtarët e huaj. Nëse Arabia Saudite është e suksesshme në zhvillimin e frontit islamik, duke shtuar numrin e luftëtarëve deri në 75,000 luftëtarë, sikur janë kërcënuar luftëtarët e huaj se do të bëjnë, atëherë kjo paraqet një problem shtesë.


      Unë nuk shoh ndonjë entuziazëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani për përkrahje, por unë mendoj se Shtetet e Bashkuara e shohin se  opozita është e infiltruar plotësisht nga luftëtarët radikalë, edhe pse, kanë ndryshuar emrat, kinse të moderuar.


      Unë mendoj se regjimi i el – Assadit do të mbetet i fortë dhe me qëndrim të fokusuar, pavarësisht nga fakti se Sauditët janë duke u përpjekur dëshpërimisht për të financuar dhe vazhdojnë të pajisin luftëtarët. Por, për pjesën më të madhe, luftëtarët e huaj janë duke e ndjerë, veçanërisht opozita është është duke përjetuar se ditët i kanë ndoshta të numëruara.

Burimi: Press TV