Muslimanët e Teksasit hapin xhamitë e tyre për pyetje
Disa xhami në rrethin e Teksasit të Veriut Texas i hapen duert e tyre të shtunën, duke i ftuar të interesuarit për pyetje në lidhje me Islamin.
Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR-DFW) mbajti Ditën Vjetore të Xhamisë së Hapur, ditën e shtunë, më 25 Prill 2015.
Kjo ngjarje ishte organizuar me përpjekjet e shumë organizatave që të ofrojë një mundësi për banorët e Teksasit të Veriut për të vizituar xhamitë lokale dhe për t’i njohur fqinjët e tyre myslimanë.
Kjo ngjarje u zhvillua në katër xhami dhe Qendra Islame në Plano, Richardson dhe Colleyville.
Në një deklaratë, Drejtor Ekzekutiv i Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR-DFW) Alia Salem tha:
Dita e Xhamive të Hapura vjen në një kohë kur muslimanët dhe Islami janë çështjet më të theksuara në lajmet lokale dhe kombëtare më shumë se kurrë më parë. Në veri të Teksasit, ka pasur një fokus të përqëndruar mbi komunitetin musliman që nga janar i vitit 2015, duke pyetur shumë banorënë lidhje me fqinjët e tyre muslimanë dhe rreth Islamit. Kjo është një mundësi e madhe për anëtarët e komunitetit Musliman në Teksasit e Veriut t’u përgjigjen pyetjeve të tyre.
Nadim Bashir, Imam dhe dijetar në Qendrën Islamike në Plano Lindore, thekson nevojën për arsimin:
Kur ne i vizitojmë vendet e ndryshme të adhurimit, atëherë kjo do të rrisë të kuptuarit tonë dhe tolerancën për njëri-tjetrin. Ne e shohim që kohë pas kohe që kur komunitetet vizitojnë njëri-tjetrin, për të mësuar për njëri-tjetrin, sidomos në këtë kohë kur është përhapur dezinformata, kjo krijon hapësirat e nevojshme për të zhvilluar dhe lulëzuar komunitete të forta.”
Burimi: CAIR