Bosna Hersek

Si ka filluar lufta në Sarajevë

2 Maj 1992.  Nëna e kishte ditëlindjen e 55-të. Atë mëngjes, hera e parë nga demostratat sarajevase, nga vrasja e Suada Dilberoviq(më vonë do të marrim vesh se me te është vrarë edhe Olga Suçiq), e hapa derën e ballkonit në banesën tonë në fushën e Alipashës. Kuzhinën e kishte mbushur aroma e barit të njomë dhe beharit pranveror. Edhe pse e dinin se kurgjë më nuk ishte si më parë, shtireshim se çdo gjë është në rregull. Ashtu edhe kunata ime, e cila moti ishte ndarë nga vëllau im, sipas adetit të vjetër, me vajzën e vet ka ardhur të ia urojë ditëlindjen e nënës sime. Ka sjell edhe lule. Edhe nëna shtirej se çdo gë është normale.Na  ka zier kafën dhe na solli lëngjet. Edhe vëllau shitirej normalisht, dhe propozoi që të dalim para ndërtesës, të shtrojmë batanijen në bahqen tonë të vogël, dhe poshtë të sjellim edhe ëmbëlsirat dhe kafen e zier më parë nga nëna, të cilës ia festonim ditëlindjen e saj të 55-të. Shkova të fik televizorin. Në ekran me logon e TV SA (televisioni i Sarajevës)  ishte shkruar :”Luten anët e përfshira në konflikt që të përmbahen nga përdorimi i armëve”. Qëndrova me telekomanduesin televiziv dhe vështrojsha fjalinë e shkruar në televizion.Nuk kam mund të kuptojë cilët janë anët në konflikt. E dijsha që ushtria paramilitare serbe dhe Armata Popullore e Jugosllavisë kanë shkaktuar konfliktin, por kush janë të tjerët që janë në konflikt, nuk më ishte e qartë. A ishim neve ata?Por neve nuk ishim në konflikt. Apo krijuesi i kësaj fjalie ka ecur me logjikën kur dikush kundër ndokujt shkakton konflikt, atëherë automatikisht ky i dyti shëndrrohet anë në konflikt.Ky arsyetim më ishte më logjik.Por akoma  më shqetësonte fakti, çfarë do të bëjë agresori, gjersa kjo fjali qëndron në television, ndërsa në pyll dhe në llogore ku qëndrojnë ata nuk ka televizor. Si do të përmbahen nga konflikti, në rast se këtë fjali nuk e lexojnë.

Shtruam batanijem, nxorrëm ëmbëlsirat, kafen dhe lëngjet. Hasi edhe “komshiu i mirë”, të cilin e quanim njeriun nga kati i dytë.Kurrë nuk ja kemi ditur emrin, por pasi që çdo herë na ka përshëndetur dhe sa herë e takonim ka mbajtur dyert e liftit dhe na ka ndihmuar në mbajtjen e shportave kur vinim nga shopingu, ishte neve e mjaftueshme që ta thërrasim “komshiu i mirë”.E thirrëm edhe atë së bashku që ta kremtonim ditëlindjen e nënës. U ul  me neve dhe filloi të hante ëmbëlsirat. Kishte sy më të kaltër që ndonjëherë kam parë. Dhe me të njëjtën ngjyrë edhe këmishën.

Papritmas diç shpërtheu, shimshirat u lëkundën, filxhanet ranë,shpërtheu prap, prap...Këcyem në këmbë. Vëllau dhe kunata e morën vajzën, vaji i së cilës përzihej me detonime, dhe vrapuam kah banesa. Nëna dhe unë e derdhëm kafen e mbetur  në bar, dhe të gjitha enët i mbështollëm në batanije. Vraponim kah banesa, ndërsa në batanije lëkundeshin filxhanat dhe xhezvet e kafës.

 

 

E kyçëm televizionin.  Më nuk ishte ajo porosi. Ishte pamja e tramvajit të djegur në Skenderi, ishin pamjet e bombardimeve, tymit, djegieve, ishte pamja në të cilin kam parë granatën se si është duke goditir ndërtesën në të cilin jetonte kushëriri im.Amilën, ashtu quhej vajza e vëllaut tim, e shtim në dhomën e vogël duke e argëtuar me lodra. Nëna e coptonte kulaqin e ëmbëlsirës dhe i hudhi në lavaman.  “E mallkuara çofsha, ku gjeti sot të kem ditëlindjen”, fliste, ndërsa lotët i rrjedhnin rrëke. E përqafova nënën dhe mënejëherë kam ndier se si nëna ime, gruaja planetare, është zvogluar dhe shëndruar sa në grimcën e zallit i cili dridhej në puhi ere. E përqafova, e shtrëngova fort dhe e puthja, ndërsa mbi shpatullat e saja vështroja televisionin. Kunata qëndronte ulur në dysheme, sytë i kishte në kulm të kokës, duke vështruar dikund, për të cilët kurrë nuk do të kuptoja për çka, u lëkundte para-mbrapa si në gjendje ekstaze dhe përsëritke:” Çfarë do të bëjë me fëmiun, çfarë do të bëjë me fëmiun…”.

Granatat shpërtheni andej ndërtesës, fill pas saj e dyta, e treta…xhamat lëkundeshin e neve u hudhëm në dysheme. Prap vazhduan detonimet dhe shpërthimet e granatave të shumta të pandërprera. Ishte më lehtë për mua, pasi që nuk isha e vetme që kisha frikë. E pastaj edhe më vështirë, pasi për të gjithë neve kishim frikë. Se si do të mbrohemi nëse të gjithë kishim frikë, mendoja në veten time. Vëllau akoma shtirej se çdo gjë ishte në rregull, përpiqej të na bën të qeshim.

“Qe, kaloi kjo e …”, “Jo, jo, veç sa ka filluar”, u përgjigjej nëna ime.

Me të vërtet lufta veç se sa ka filluar. Kunata dhe vajza kanë mbet tek neve edhe gjatë disa ditë të ardhshme, pasi që shtëpia e tyre,vetëm dhjetë stacione tramvajësh larg neve,  gjendej sikur të ishte në planetën tjetër.

Gjatë disa ditëve të ardhshme, Mbrojtja territorisle ka burgos “komshiun e mirë”. Morrëm vesh se quhej Rade, dhe se në çdo radiator kishte nga një zoljë dhe pushkë automatike. Në të edhe regjistrin e komshinjëve mysliman të cilët kishte për detyrë të likuidojë një nga një. Duke filluar nga kati i fundit  gjashtëmbëdhjetë, e me rend teposhtë.  Neve ishim në katin e pestë….

Burimi: Al Jazeera