U përurua në Kiev përkthimi i Kur’anit në ukrainisht
Përkthimi i parë i Kur’anit të Shenjt në gjuhën ukrainase u përurua me një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
Përkthyesi i Kur’anit, Mikhail Jakobeviç tha se është hera e parë që i tërë Libri i Shenjtë i Islamit, Kur’ani, është përkthyer në ukrainisht direkt nga origjinali, arabisht.
Jakobeviç shtoi se të gjitha përkthimet e mëparshme, të cilat ishin përkthime të pjesshme, janë bërë nga gjuha ruse dhe kjo është arsyeja pse ata kanë dështuar për të përcjellë kuptimet dhe konceptet siç duhet.
Ai vuri në dukje se ai ka studiuar termat islame në mënyrë që të zgjedhë ekuivalentet më të mira për termat në përkthimin e tij.
Muslimanët e Ukrainës e kanë mirëpritur përkthimin e ri të Kur’anit, duke thënë se kjo do të ndihmojë ata të kuptojnë më mirë mësimet e librit të tyre të shenjtë.
Shtëpia Botuese Osnova e ka botuar përkthimin e Kur’anit.
Dana Pavekçeko, udhëheqëse e botimeve, më parë i kishte thënë se Ukraina është një shoqëri multi-kulturore dhe leximi i Kur'anit do të ndihmojë njerëzit e vendit të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin.
Ukrainishtja është gjuhë sllave. Është gjuhë zyrtare në Ukrainë dhe gjuha e parë ndër dy gjuhët kryesore të shtetit të Ukrainës.
Sipas vlerësimeve zyrtare, në Ukrainë jetojnë 500.000 muslimanë, por disa thonë se numri është mbi 1.5 milion.