Poezia e Hafizit dhe psikiatria
Lidhjet në mes të poezisë së Hafizit dhe psikiatrisë do të diskutohen gjatë një seance në the Book City Institute të mërkurën, më 11 dhjetor 2013.
Lidhjet në mes të poezisë së Hafizit dhe psikiatrisë do të diskutohen gjatë një seance në the Book City Institute të mërkurën, më 11 dhjetor 2013.
Profesor universiteti dhe psikiatër,
Farbod Fadaii do të mbajë një kumtesë në sesionin, që do të fillojë në ora 4:30,
njoftoi të dielen, instituti në një deklaratë për shtyp.
Seanca është organizuar për t’iu
përgjigjur se si ne mund të përdorim pikëpamjet e psikiatrit zviceran Carl Jung
dhe ekspertëve të tjerë për të analizuar dhe kuptuar poezinë e Hafizit.
Sesioni, gjithashtu, do të
përgjigjet në pyetjen e mëposhtme:
A është e mundur për t’u studiuar përjetësia në poezisë e Hafizit nga pikëpamje psikiatrike? Dhe si Hafizi merrej me psikologjinë e njeriut dhe shpirtin ?
Një nga
poetët më të mirë lirik të letërsisë persiane, Hafizi (1325-1389) mori një
arsim klasik fetar, leksione në lëndët teologjike Kur'anore dhe të tjera, dhe ka
shkruar komente klasike fetare.
Disa veçori të poezisë së tij
Poezia e Hafizit, shquhet, kryesisht, për disa veçori:
Kjo botë është e përkohshme, hutuese, mashtruese, prandaj duhet maturia, dituria, njohja e vetvetes si hap i parë drejtë njohjës së të Vërtetës. Materia të robëron, ndërsa shpirtërorja të liron, të shpëton.
Tematika e shpirtërores, ku besimi, adhurimi, edukata, morali, i japin kuptimin e vërtetë të kësaj jete, për të cilën duhet përpjekje, me dashuri, mëshirë, me një zemër të pastër, të dlirë...
Te poezia e Hafizit, Shpirtërorja, Shenjtërorja ka kuptimin jo vetëm
mirësi, vetënderim, por edhe respektin për mendimin e besimin e tjetrit...
Këto veçori nuk njohin kufi, prandej poezia e Hafizit edhe sot duket bashkëkohore dhe është arsyeja që është përhapur në përmasa botërore.
Frymëzim dhe ndikimi
S’ka dyshim se ky frymëzim Hafizit i erdhi nga besimi, imani, i erdhi nga Islami, Kur’ani, por ky frymëzim pati ndikim edhe te budistët, hindusët, hebrenjtë, zoroastrianët, kristianët...
Poezia e Hafizit, për shkak të frymëzimit, është përkthyer në gjuhët kryesore të Lindjes dhe të Perëndimit.
Vepra e Hafizit në gjuhën angleze është përkthye për herë të parë nga filologu anglez William Jones (1746-1794), që prej vitit 1771. Shkrimtarët, filozofët, në veçanti poetët e rëndësishëm botërorë, siç janë, poeti, esseisti, filozofi amerikan, Ralph Waldo Emerson (1803-1882) dhe poeti, filozofi, dramaturgu gjerman, Johan Wolfgang von Goethe (1749-1882), janë impresionuar dhe frymëzuar nga poezia e Hafizit. Shkaku i këtij frymëzimi dhe ndikimi, Gëte e shkroi vëllimin me poezi “Divani Perëndimor-Lindor.”
Veçori e poezisë së tij së tij është dashuria ndaj njerëzimit, përbuzja ndaj hipokrizisë dhe mediokritetit, dhe një aftësi për të përgjithësuar përvojën e përditshme dhe për të lidhur atë me kërkimin e pafund të mistikut për t’u bashkuar me Krijuesin, ” shkruan Encyclopedia Britannica.
Ai është më i famshëm për Divanit të
tij. Në mesin e shumë përkthimeve të pjesëshme anglisht, më të njohura janë
përkthimet nga Gertrude Bell dhe H.
Wilberforce Clarke.