Rouhani: Irani nuk heq dorë nga të drejtat bërthamore
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani thotë se Republika Islamike nuk do të heq dorë nga të drejtat e tij bërthamore, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani thotë se Republika Islamike nuk do të heq dorë nga të drejtat e tij bërthamore, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore.
Në një takim të dielën, më 8 dhjetor
2013, në Teheram, me Këshilltarin Shtetëror Kinez, Yang Jiechi, presidenti
Hassan Rouhani tha:
”Aktivitetet bërthamore të Iranit janë dhe do të mbeten paqësore dhe Irani nuk do të tërhiqet nga të drejtat e tij bërthamore, duke përfshirë pasurimin e uraniumit.”
Presidenti iranian i përshkroi më
tej marrëdhëniet midis Teheranit dhe Pekinit si të forta dhe
strategjike , duke shprehur gatishmërinë e Iranit për zgjerimin e
marrëdhënieve dypalëshe midis dy kombeve.
Yang Jiechi, nga ana e tij, tha se
vendi i tij e respekton të drejtën e Iranit për të përdorur teknologjinë
paqësore bërthamore, duke përfshirë edhe pasurimin e uraniumit, duke thënë se
Teherani i ka mbrojtur të drejtat e tij gjatë diskutimeve me gjashtë fuqitë në
Gjenevë.
Zyrtari kinez, gjithashtu, deklaroi
se Pekini kërkon të zgjerojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar me
Teheranin, duke përshkruar vendimet e fundit të vendit të tij për të rritur
shkëmbimet ekonomike me Republikën Islamike.