Amerike

Muslimanët në Wisconsin, SHBA. shpjegojnë besimin e tyre

Një grup i muslimanëve në Wisconsin, SHBA., kanë ftuar njerëzit për të marrë pjesë në një ngjarje për të mësuar më shumë për fenë Islame dhe njerëzit që e praktikojnë atë.

Më 2 Maj 2015 në një tubim do të paraqitet një ligjërues i cili do të shpjegojë parimet bazë të besimit Islam për të demaskuar keqkuptimet e zakonshme, tha Asif Hussain, një anëtar i xhamisë El-Nur, në Marshfield, raporton gazeta Marshfield News Herald.

Lajmet për mizoritë e kryera nga terroristët në emër të Islamit janë bërë të përditshme, po përhapën në media, idetë e gabuara në lidhje me fenë Islame janë rritur, tha Asif Hussain. Muslimanët e rajonit dëshirojnë që dënimi i tyre për terrorizmin të jetë e njohur, dhe feja e tyre duhet më mirë të shpjegohet.

Ne shpresojmë se kjo shtëpi e hapur do të angazhojë komunitetet tona në diskutime të qëllimshme për të kuptuar më mirë fenë Islame dhe për të luftuar ideologjinë ekstremiste dhe largojmë idetë e gabuara rreth Islamit, tha Asif Hussain.

Islami ka rreth 1.6 miliard besimtarë në gjithë botën dhe është e dyta më fe më e madhja në botë, kurse ka rritjen më të shpejtë prej feve në botë. Ekstremistët janë në lajme aq shpesh, shumë njerëz mendojnë se Islami nxit dhunën dhe terrorizmin, kjo nuk është e vërtetë, tha Asif Hussain.

Muslimanët e Wisconsin-it Qendror kanë jetuar paqësisht për vite në mesin e fqinjëve të tyre të besimeve të tjera pa asnjë asnjë konflikt, tha Asif Hussain. Përvoja e anëtarëve të xhamisë që jetojnë në dhe pranë Marshfieldit thonë se komuniteti është i mirëpritur dhe vlerëson diversitetin kulturor që muslimanët kanë sjellë në këtë zonë. Asif Hussain tha se ai ka zbuluar, gjithashtu, se në këtë zonë që është kryesisht e banuar me të krishterë, shumë njerëz janë kurioz për Islamin.

Ne shpesh kemi kërkuar nga individët dhe organizatat, që janë të  etur për të kuptuar Islamin në përgjithësi, kulturën myslimane dhe sistemin tonë të besimit, tha Asif Hussain.

Në mesin e atyre që duan një kuptim më të mirë janë Kathleen Rulka nga Marshfieldi dhe burri i saj, Brian Ewert, dy prej të cilëve morën pjesë në një shtëpi të ngjashme të hapur rreth dy vjet më parë në Xhaminë e Marshfieldit. 

Xhamia e Hapur e ka zgjeruar vetëdijen time rreth Islamit dhe kam në plan të shkoj sërish, tha Katheen Rulka. Këta bashkëshort, burrë  e grua, e kanë të kaluarën me studime fetare dhe janë natyrshisht kurioz për besimet e tjera.

Ajo që unë do të bëj kur do të shkoj në seminarin e ardhshëm është që të jem më afër fillestarve për të mësuar më shumë për kulturën e tyre, tha Rulka. Kjo është një mundësi për të mësuar në lidhje me kulturën e tyre dhe ndërtimin e komunitetit.

Brian Ewert tha se historia na mëson se anëtarët e feve të mëdha në të gjithë botës e kanë përdorur besimin e tyre për të justifikuar të dyja,  të keqen, dhunën dhe dhembshurinë, mikpritjen.

Sot, media është përqëndruar në ata që e bëjnë dhunën dhe nuk janë të interesuar në ata që tregojnë mëshirë, tha Brian Ewert.

Ngjarja e lirë është një projekt në terren e GainPeace Project e Rrethit Islamike të Amerikës së Veriut. Ajo ka filluar me qëllim për të ndarë Islamin nga jo-myslimanët dhe për të qartësuar idetë e gabuara të njerëzve që mund të kenë për shkak të raportimit të njëanshëm në media, tha Adeel Aslam, një anëtar i Xhaminë Al-Nur dhe një nga organizatorët e veprimtarisë. Ngjarja është sponsorizuar nga Shoqëria Islamike për Wisconsinin Qendror.

Hoteli Holiday Inn është zgjedhur si vend për këtë ngjarje sepse hapësira është e kufizuar në Xhaminë Al Nur, tha Aslam. Gjatë kësaj  jave, më shumë se 130 njerëz janë regjistruar për të  marrë pjesë në seminar.

Burimi: IQNA News