Kulturë

Asambleja Botërore e Ehlul Bejtit mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Tunis

Asambleja Botërore e Ehlul Bejtit mori pjesë në Panairin e 31 Ndërkombëtar të Librit në Tunis.

Asambleja ofrojë më shumë se 50 tituj të librave të saj të rëndësishëm në arabisht dhe frëngjisht.

Sipas  Agjencisë së Lajme të  Ehlul Bejtit (ABNA) Panairi i 31 Ndërkombëtar i Librit në Tunis u organizua këtë vit nën parullën '' Stop ... Lexo ''. 

Në këtë panair morën pjesë tri shtëpi botuese nga Republika Islamike e Iranit duke përfshirë  Asamblenë Botërore të Ehlul Bejtit, e cila ofrojë  më shumë se 50 tituj të librave të saj të rëndësishëm në arabisht dhe frëngjisht.

Tunizianët e pritën me një mirëseardhje entuziaste Asamblenë Botërore të Ehlul Bejtit e cila përfaqëson një qasje të moderuar të  mësimeve Islame dhe  të Ehlul Bejtit, raportoi Agjencia e Lajmeve ABNA.

Në këtë Panair Ndërkombëtar morën pjesë 692) botues nga  19 shtete me rreth 113,000  titujt të librave në fusha të ndryshme të dijes. Është për t'u theksuar se Panairi qëndroi i hapur deri në 5 prill 2015.

Burimi: ABNA