Anglezët anti-fashistë e refuzojnë urrejtjen e Pegida-s
Protesta e parë e degës britanike e grupit gjerman anti-Islam Pegida në Londër ka qenë me numër të madh në marshimet raciste, e cila shtyhej me grupin fashist.
Anti-fashistët e Londrës i kundërshtojnë të gjitha format e lëvizjeve reaksionare - nga rrugët në shtet, tha në deklaratën e publikuar në faqen e saj të shtunën me 4 Prill 2015, Organizata Anti-Fashiste (AFN) në Londër.
Ne e shohim PEGIDA-UK si një manifestim i shqetësimit në shoqërinë e shkaktuar nga taktikat shtetërore përçaj e sundo, duke nxitur urrejtje racore dhe fetare në media dhe rënia e nivelit të jetesës.
Ndërsa dhjetëra morën pjesë në marshimin e Pegida-së në Downing Street, rreth 2000 aktivistë anti-fashistë u mblodhën për të hedhur poshtë retorikën e Pegida s për nxitjen e dhunës anti-muslimane.
Të dy grupet ishin të ndarë nga një linjë e gjatë prej oficerëve të policisë, të dy grupet këndonin, fyenin.
Ne kemi dëgjuar shpesh herë se grupet janë kundër emigrantëve dhe kundër bashkësisë muslimane në mënyra të ndryshme, këto janë format tradicionale të racizmit dhe urrejtjes ndaj bashkësive të reja”, tha një anëtar i anti-fashistëve për RT.
Grup, PEGIDA, emri i të cilit përkthehet si Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit, u formua në Dresden vitin e kaluar dhe ka mbajtur marshime të rregullta atje.
Një demonstratë në qytetin gjerman në muajin janar tërhoqi 25.000, por mendohet se marshimet e fundit kanë mbledhur më pak si 2000.
Burimi: On İslam