Kryetari i Këshillit Francez Musliman: 2.200 xhami jo të mjaftueshme për pesë milionë muslimanë që jetojnë në Francë, ato duhet të dyfishohen
Sipas kryetarit të Këshillit Francez Musliman, numri i xhamive në Francë duhet të dyfishohet në dy vitet e ardhshme.
Numri i xhamive në Francë duhet të dyfishohet në dy vitet e ardhshme, tha kryetari i Këshillit Francez Musliman, Dalil Boubakeur.
Ne kemi shumë shtëpi-vende tubimi, xhami të papërfunduara, dhe ka shumë prej xhamive që nuk janë ndërtuar ende, unë mendoj se numri i xhamive duhet të dyfishohet, tha të shtunën, Dalil Boubakeur gjatë asamblesë vjetore të muslimanëve francezë, siç citohet nga gazeta franceze nga Le Figaro.
Ai theksoi se 2.200 xhami nuk janë të mjaftueshme për rreth pesë milionë muslimanë që jetojnë në Francë.
Dalil Boubakeur shtoi
se sistemi i arsimit sekular për imamët duhet të krijohen në Francë, duke
shpresuar se universitetet franceze do të themelojnë programe të tilla.
Partia Franceze Fronti Kombëtar tha në një deklaratë se propozimi i Dalil Boubakeur
është kundërthënës, i diskutueshëm, pasi ai nuk ka saktësuar se kush duhet të
paguajë për ndërtimin e xhamive të reja. Sipas Frontit Kombëtar, financimi i
xhamive të reja nga të huajt mund të jetë i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.
Burimi: Sputlink