Ekspozita në Kuvajt paraqet kopje të rralla të Kur'anit
Një ekspozitë e kopjeve të rralla të Kur'anit është duke u zhvilluar në qytetin e Kuvajtit në margjinat e Garave të 6-ta Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Kuvajt.
Ekspozita paraqet kopje të vjetra të Kur'anit nga pjesë të ndryshme të botës.
Ato përfshijnë një kopje të shkruar nga artisti iranian Raein Akbarkhanzadeh, njoftoi Agjencia e lajmeve Fars.
22 karat ari, si dhe lloje të ndryshme të bizhuterie janë përdorur në për një kopje të Kur’anit i cili peshon shtatë kilogram.
Artisti, kaligrafi thotë se ai e ka shkruar të gjithë Kur’anin në dy faqe me madhësi nga 12 deri në 16 centimetra.
Ai thotë se ka kjo vepër arti ka tërhequr shumë vëmendjen e vizitorëve në ekspozitë.
Edicioni i gjashtë i Garave Nndërkombëtare për Çmimin e Kur’anit të Shenjtë në Kuvajt ka filluar në këtë vend të Gjiut Persik më 30 mars 2015.
Në këto gara morën pjesë 100 këndues të Kur'anit dhe hafizë të Kur’anit nga rreth 50 vende që do të konkurojnë në këto gara Kur'anore, që do të përfundojnë me 8 prill 2015.
Garat Kur’anore organizohen çdo vit nga Departamenti i Çështjeve Kur'anore të Kuvajtit të Ministrisë së Çështjeve Islame.
Burimi: IQNA News