Garat Kur’anore Ndërkombëtare në Iran mbahen më 15 Maj 2015
Edicioni i 32-të i Garave Kur’anore Ndërkombëtare në Republikën Islamike të Iranit do të fillojë në kryeqytet, në Teheran, ditën e premte, më 15 maj 2015 .
Garat do të fillojnë në përkujtim, me rastin e Mab'ath, duke shënuar përvjetorin e ditës kur Muhammedi (paqja qoftë mbi të) ishte urdhëruar nga Allahu për të deklaruar profetësisë së tij në botë).
Garat do të zhvillohen në kategoritë e mësimit përmendësh të tërë Kur'anit dhe të këndimit të Kur'anit.
Garat do të zhvillohen gjatë një jave dhe do të përfundojnë me ceremoninë e mbylljes, ditën e premte, më 22 maj 2015.
Këndues të Kur'anit dhe hafizë të Kur’anit nga vende të ndryshme muslimane dhe jo-muslimane do të konkurrojnë në këtë ngjarje Kur’anore- javore, ndërkombëtare.
Hassan Danesh dhe Muhammed Mehdi Raxhabi do të përfaqësojnë Iranin në kategoritë e këndimit të Kur’anit dhe të hivzit, mësimit përmendësh të Kur’anit.
Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Republikën Islamike të Iranit zhvillohen çdo vit sipas Kalendarit të Hixhretit, në muajin hënor, në muajin Rexheb dhe organizohen nga Organizata për Çështje Fetare dhe Bamirësie.