Përndjekja e myslimanëve nga Ballkani dhe Kavkazi
Justin Mc Carthy përkujton se në periudhën prej vitit 1821 gjer në vitin 1922 janë vrarë më së paku 5 milion mysliman në Perandorinë Osmane. Vendet perëndimore aplikojnë standardet e dyfishta duke folur për të vrarët Armen gjatë vitit 1915, ndërsa neglizhojnë faktin se miliona mysliman janë vrarë dhe përndjekur nga Ballkani dhe Kavkazi në Anadoll gjatë periudhës së sundimit osman, shkruan historiani amerikan Justin Mc Carthy. Ky shkenctar amerikan nga Universiteti amerikan i Luisvillit që në vitin 1955 ka publikuar librin me titull:
“Vdekje dhe përndjekje,Proçesi i spastrimit etnik mbi myslimanët osman” në të cilin përshkruan ngjarjet e ndodhura në periudhën kohore prej vitit 1821 e gjer në vitin 1922, me ç’rast 5 milion mysliman janë vrarë, ndërsa një numër i madh është përndjekur nga Ballkani, Kavkazi dhe Krimeja në Anadoll.
Në libër theksohet se një pjesë ka vdekur edhe nga sëmundjet, por edhe nga uria, gjatë përndjekjes së tyre. Por sikurse ka theksuar ai, Perëndimi nuk do të përballet me këtë fakt. Kur flet për Trakinë perëndimore, pjesën evropiane të Turqisë, Mc Carthy në librin e vet cek se nacionalistët e armatosur grek në fillim të shek.XIX kanë sulmuar popullsinë turke, gjatë së cilës janë vrarë 25.000 turq. Për shkak të politikës ruse në fund të shek.XVIII, në migrim ishin të shtrënguar edhe Tatarët në Krime,por edhe fisi Nogaj, gjatë së cilës iu janë ofruar dy mundësi: të shpërngulen në brendësis të Rusisë cariste, ose të ikin në Perandorinë Osmane. Atëherë janë dëbuar më së paku 300.000 Tatar.Përndjekjet e mëdha kanë ndodhur edhe në bregdetin e Zi, gjatë së cilës Çerkezët, Çeçenët dhe shumë të tjerë ishin të shtrënguar të braktisin atdheun e tyre dhe të shpërngulen në Perandorinë Osmane. Anija e parë ka mbërri në qytetin e Trabzonit i cili gjendet në veri të Turqisë, por për shkak të mungesës së ushqimit kanë vdek mbi 30.000 njerëz.
Në lindje të territorit osman gjatë periudhës nga viti 1877 gjer më 1914, popullsia civile ka pësuar, siç theksohet, nga Rusia dhe seperatistët armen. Atëher janë vrarë 62% të popullsisë myslimane në Van, në lindje të Turqisë së sotshme, në qytetin Bitlis 42% të popullsisë myslimane nga numri i gjithmbarshëm, e në Erzurum janë vrarë 31% të popullsisë myslimane.Mc Carthy cek se lufta ruso-turke e cila ka zgjat gjatë vitit 1877-1878 ishte katastrofa e madhe për Turqit të cilët kanë jetuar në Bullgari, të cilët kanë vdek kjo vetëm në masakrat e kryera, por edhe nga kushte johumane të jetesës, nga uria dhe sëmundjet në kampet në të cilin ishin të vendosur.
Në libër poashtu është theksuar se shtëpitë e këtyre refugjatëve janë djegur me qëllim që të ju parandalohet kthimi i mëvonshëm në këto hapësira. Situata e njëjtë është përsëritur edhe gjatë viteve 1912-1913 në Ballkan gjatë Luftës së parë ballkanike.Burimi: Al Jazeera