Suudi Arabie

Ju mund të ndjeni paqen në Xhaminë e Pejgamberit

Në foto: Haxhiu nga Tunisia, Lutfi Al-Marzouki, në Medine
Në foto: Haxhiu nga Tunisia, Lutfi Al-Marzouki, në Medine

Një haxhi nga Tunizia, Lutfi Al-Marzouki është shumë i lumtur që është në Mbretërinë Saudite.

Për herë të parë zbriti në Xheddah dhe shkoi në Mekke për të kryer umren, tha ai. Dhe pastaj, unë shkova në qytetin e shenjtë të Medinës të lutem në Xhaminë e Pejgamberit.  

Unë kam ardhur këtu dy herë më parë, dhe çdo herë që unë jam këtu befasohem plotësisht nga projektet e mëdha të zgjerimit, ka thënë ai.

Lutfi Al-Marzouki ka vizituar shumë vende historike dhe arkeologjike, si dhe xhamitë e famshme, të tilla si Al-Kuba dhe Al-Kiblatejn.

Medina është një qytet i bukur me rrugë të mëdha dhe qendra tregtare, tha ai. 

Al-Marzouki, tha se muslimanët ndjejnë një qetësi, rehati dhe paqe në qytet, veçanërisht kur ju jeni brenda Xhamisë së Pejgamberit.

Ai vlerësoi shërbimet që ofron Mbretëria Saudite për haxhinjt dhe vizitorët në portet detare dhe aeroportet.

Kompletimi i procedurave në aeroport nuk ka marrë kohë më shumë se disa minuta, tha ai, duke shtuar se Mbretëria Saudite nuk kursen asnjë përpjekje për të lehtësuar udhëtimin e hanxhinjve.

Populli tunizian kanë një ndjenjë dashurie, respekt dhe vlerësim për Arabinë Saudite për mbështetjen e saj për vëllezërit arabë, veçanërisht gjatë kohërave të vështira, shtoi ai.

Burimi: Arab News