Udhëtimi përmes Kur’anit do të mbahet në Londër në Ramazan
Grupi i Studimit të Kur'anit [QSG] do të paraqesë kursin e tij të fundjavës të dyfishtë intensiv me titull Udhëtimi përmes Kur'anit '- një vështrim i përgjithshëm i tërë Kur’anit për katër ditë gjatë Ramazanit.
Kursi intensiv do të mbahet në muajin qershor në Kolegjin Birbeck në Londër.
Kursi Kur’anor në Ramazan [RQC] - 'Udhëtimi përmes Kur’anit' është një kurs me vështrim të përgjithshëm të Kur’anit në dy fundjavë në muajin Ramazan.
Ideatori i kursit është Hafiz Abdullah Muhammedi nga Grupi i Studimit të Kur'anit [QSG] i cili merret me këtë që nga viti 2006, ku për çdo Ramazan mëson qindra nxënës, studentë.
Në këto katër ditë pjesëmarrësit do të mësojnë 1000 fjalë arabe të Kur'anit, tregimet kryesore, mesazhet dhe mësimet e Kur'anit, Përmbledhjen dhe pasqyrën e të gjitha sureve të Kur’anit, që janë 114, mësime për zhvillimin personal dhe si të përfitoni nga Kur’ani në jetën tuaj të përditshme.
Për më shumë informacion, vizitoni http://ramadanqurancourse.com/
Burimi: RQC