Xhamitë në Stamboll bëhen shkolla për fëmijët sirianë
Gazeta e përditshme Yeni Şafak e Turqisë njoftoi se objektete e xhamive në Stamboll do të shfrytëzohet si shkolla për fëmijët sirian.
Disa organizata joqeveritare (OJQ) për refugjatët sirianë nënshkruan një marrëveshje me autoritetet turke për t’i përdorur objektet si shkolla.
Së pari një vend i tillë është një ndërtesë historike, një medrese në oborrin e një xhamie në lagjen Fatih të qytetit. Organizata joqeveritare dhe komuna Fatih mobiluan ndërtesën për të edukuar të rinjtë sirianë. Një total prej 120 fëmijë sirianë janë të regjistruar tani në këtë shkollë.
Gazeta e përditshme Yeni Şafak njofton se ka 15 shkolla ekskluzivisht për fëmijët sirianë në Stamboll ku mësojnë 2000 fëmijë.
Shoqata Siriane e Arsimit, e cila operon shkollën në Fatih dhe rrethe të tjera, ka për qëllim të rrisë numrin e shkollave në 100.
Burimi: Daily Sabah