Alarmi ı eksodeve shqiptare në gjermani dhe kleckat e një rilindjeje të dështuar
Me qindra-mijëra shqiptar kanë nisur eksodin e ikjes nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një jetë më të mirë në kërkim të Azileve ekonomike. Me dhjetra kampe janë konsideruar si të pa ligjshëm dhe ju është vënë zjarri në shenjë refuzimi për azilet e paligjshme. Qeveria shqiptare e ka konsideruar eksodin si një mashtrrim të kompanive mafjoze që gënjejnë popullin me njoftime fantazëm se gjoja kërkohen punonjës me profesjone të caktuara. Por, cfarë ka që nuk shkon në këtë mes! Të bën përshtypje versioni i ngatërruar i disa përfaqësuesve të mazhorancës. Përpos Kryeministrit Rama, Ministri i Mirëqenjes z.Erion Veliaj, i cili nuk e jep dorëheqjen po nuk fitoi Bshkinë e Tiranës, u shpreh për cështjen në fjalë se eksodi i shqiptarëve erdhi si pasojë e faktit që në zonat e thella rurale Partia Demokratike ka refuzuar të japë përkrahjet socjale duke shkaktuar varfëri. Ministri i Brëndshëm z.Saimir Tahiri e konsideroi eksodin si dalldisje të shqiparëve, sepse sipas tij nuk duan ti bashkohen zhvillimit të vendit që në fakt sa vjen e varfërohet më shumë. Kryetari i Parlamentit z.Ilir Meta e pranoi varfërinë në vend dhe sugjeroi mazhorancën të integrohet më tepër në reforma zhvilluese dhe tu japë shqiptarëve mirëqenjen e duhur. Këto versione të ndryshme brenda së majtës të lindin dyshime që gjithësecili fsheh të vërtetën e hidhur në formën dhe justifikimin e tij.
Ambasadori gjerman refuzoi dukshëm eksodin e shqiptarëve duke u bërë thirrje se asnjë prej shqiptarëve nuk do të përjetojë azil ekonomik dhe të gjithë do të kthehen prapa pavarësisht arsyes së fortë që mund të kenë.
Është për të ardhur keq sesi një popull i rimëkëmbur në demokraci përfundoi si në vitet 90 ku gjithësecili ikën nga sytë-këmbët për ti shpëtuar varfërisë drejt rrugëve të Europës. Gjithë kjo gjendje është krijuar si pasojë e keqëqeverisjes së Mazhorancës ku spikatin zyrat lluksoze, makinat e tipit të fundit dhe kostume super të shtrrenjta të qeveriarëve ndërkohë që populli shqiptar nuk ka ekonomi të ushqehet madje jetojnë me borxhe ku ndërkohë, ju duhet të paguajnë taksat e shtuara dhe tarifat e larta të energjisë elektrike për ti shpëtuar burgut që në fakt po i shpëtojnë PAQ politikanët , pavarësisht dosjeve kriminale në mbarë Botën.
Në emisjonin e Blendi Fevziut, opinionisti Andrea Stefani, e konsideroi eksodin si normal madje me shifra më të ulëta se në vitet e kaluara. Sipas tij, qeveria ka njohur arritje drastike në ekonomi dhe mirëqenje duke ju bazuar të dhënave të FMN-së, por harron z. Stefani se ka disa të dhëna të tjera që shërbejnë si fakte që jane realitetet e familjeve në cdo derë dhe në cdo shtëpi që as Andrea Stefani dhe as Rilindja me në krye Kryeministrin nuk kanë trokitur kurrë për ti parë me sytë e tyre atë që ne po cirremi përditë duke e dëshmuar nëpër reportazhe me fjalë, fakte dhe foto apo video. Pavarësisht realitetit që po përballet vendi, këta pseudo opinionistë apo ndryshe servila të pushtetit, e konsiderojnë si gjendje normale që Edi Rama me shokë vesh kostume të supershtrenjta dhe zari i tij Erion Veliaj bën dasmën më të shtrrenjtë në Shqipëri, edhe quan jonormale ikjen e shqiptarëve nga vendi për bukën e gojës duke lënë pas shtëpi, bagëti, dhe rehatinë e shpirtit duke fjetur kampeve të botës me foshnja dhe fëmijë të sëmurë ose jo. Askush nuk e merr një iniciativë të rrezikshme për vehten dhe familjen nëse ka në vendin e tij gjithcka që i duhet.
Kritikat e Deputetit Ben Blushi, mbi vdekjen e Rilindjes të quajtur “Fjalimi im në funeralin e Rilindjes” krijuan debate politike dhe kombëtare të cilat nga disa u quajtën të drejta dhe reale, kurse për disa të tjerë shfryrje të një inati përsonal për mungesë pushteti nga partia e tij. “Hipokrizia e pushtetarëve”, -sipas Blushit “po i hap një gropë të thellë në të cilën një ditë do të bjerë vet. Ajo s’ka frym, nuk ka balancë dhe as program. Ajo s’ka risi, parime apo personalitet por vetëm ambicje për të ardhur në pushtet. Cilësi të cilat një ditë do ta cojnë drejt funeralit të tij”. Ai tha, në fund, referuar eksodit të emigrantëve:
“Sapo ata të khehen në Shqipëri, të zemëruar më shumë se kurrë, do të vijnë në këtë Parlament dhe do të na nxjerrin të gjithëve ne përjashta”!
Tashmë priten kthimet masive të emigrantëve për të parë nëse Ben Blushi do të ketë të drejtë dhe nëse Rilindja do të vdesë apo jo.