Amerike

Gjyshja e Barak Obama-s arriti në Qabe për Umre

Sara Omar, gjyshja e kryetarit amerikan, Barack Obama, e ka theksuar rëndësinë e Ekspozitës së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) në Mekë dhe tha se ajo pasqyron mësimet e moderuara të Islamit që bën thirrje për tolerancë dhe hedh poshtë dhunën. 

Sara ka ardhur në Meke me djalin e saj Said Obama, xhaxhai i kryetarit Barack Obama dhe nipin e saj Mousa Obama për të kryer Umren.

Ajo përgëzoi përpjekjet e qeverisë saudite për të zgjeruar dy xhamitë e shenjta.

Sara dhe anëtarët e familjes vizituan e Ekspozitën e Pejgamberit, e cila është e vendosur në rrethin Nasim të Mekës.

Jam shumë e lumtur që po e vizitoi këtë ekspozitë, e cila është një shembull i mirë për përhapjen e Islamit në një mënyrë moderne, e mbështetur nga dokumentet shkencore dhe autentike.

Gjyshja e Barack Obama-s, gjithashtu, shprehu shpresën se ekspozita do të hapet edhe në vende të tjera me përkrahjen e qeverisë saudite në mënyrë për të hequr keqkuptimet rreth Fesë Hyjnore.

Burimi: Arab News