Kulturë

Garat Kur’anore Ndërkombëtare të Femrave në Jordani

Edicioni i 10 i Al-Hashemi Garave Kur’nore Ndërkombëtare për Femra filloi më 20 prill 2015, në Aman, Jordani.
Sipas gazetës Al-Dastur, Ministria për Çështje Fetare-Islame të Jordanisë është organizatore e Garave Kur’anore.
Në këtë edicion marrin pjesë 55 përfaqësuese nga 21 shtete të cilat  konkurojnë në mësimin përmendësh të Kur'anit, në lexim-këndim të Kur’anit dhe interpretim apo komentim të Kur’anit. 

Duke iu drejtuar në ceremoninë e hapjes të ngjarjes Kur’anore, Hael Abdulhafiz Davoud, Ministri i për Çështje Fetare në Jordani, i përshkroi Garat Kur’anore si një dëshmi se qeveria e Jordanisë është vëmendshme, kujdeset për përhapjen e parimeve Islame, Traditës së Pejgamberit (a.s.) dhe ka respekt për veprimtari Kur’anore.

Wafa Al-'Amad, Udhëheqëse  e Zyrës së Ministrisë për Çështjet e Femrave, tha se përpjekjet e ministrisë për të zhvilluar mësimin Kur'anit dhe mësimin përmendësh të Kur’anit, hivzin, e cila shpërndanë një mendim të shëndoshë në shoqëri, luan një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Garat Kur’anore Ndërkombëtare mbikëqyrën nga një panel prej gjashtë ekspertëve të Kur'anit, katër prej tyre nga Jordania dhe dy të tjerë janë nga Katari dhe Algjeria.

Hafizja e Kur’anit, Haxhere Mehralian e përfaqëson Republikën Islamike të Kur’anit në këtë edicion të Garave Kur’anore.

Ajo mori pjesë në Edicionin 36-të të Garave Kur’anore Kombëtare në Iran dhe ajo, hafizja Haxhere Mehralian, e zuri vendin e parë në Garat Kur’anore Kombëtare të Studenteve.

Garat Kur’anore Ndërkombëtare mbahen çdo vit në Jordani për meshkuj dhe për femra. 
Garat Kur’anore për Femra janë organizuar në muajin Rexhep,  sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit, nga 20 prill-19 maj 2015, të këtij viti, ndërsa Garat Kur’anore për meshkuj zhvillohen në muajin e shenjtë, të bekuar, të Ramazanit (qershor-korrik, 2015.)

Burimi: IQNA News