Kulturë

Dorëshkrime të Kur'anit nga koha e Muhammedit (a.s.) në ekspozitë

Dorëshkrime të Kur'anit që janë shkruar gjatë jetës Profetit Muhammed tani janë të ekspozuara në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit

Dorëshkrime të Kur'anit që janë shkruar gjatë jetës Profetit Muhammed, të cilat janë fshehur në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit për vite, janë provuar shkencërisht se i përkasin epokës së Pejgamberit.     Të ekzaminuara në një laborator në Cyrih, shtatë faqe dorëshkrim i  Kur’anit në pergamen janë shkruar midis viteve 606 dhe 652. 

Sipas raportit të gazetës Maerkischer Allgemeine Zeitung, zëdhënësja e Biblioteka Shtetërore, Jeanette Lamblia, kopjet janë ekzaminuar si pjesë e një projekti të madh afatgjatë të quajtur Corpus Coranicusm dhe janë analizuar në një laborator Cyrih. Projekti i shqyrtoi të gjitha kopjet e Kur'anit në të gjithë Evropën. 

Ky dorëshkrim i veçantë i Kur'anit është mbajtur në Bibliotekën e Shtetit për mbi 100 vjet. Dërëshkrimi i Kur’anit ishte fillimisht si pjesë e një trashëgimije e një shkencëtar egjiptian që mendohet se e ka sjellë  të sjellë në Gjermani, në fund të shekullit 19-të ose fillim të shekullit të 20-të.