Turqi

Davutogllu nderon viktimat Armen

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka porosit në letrën e shkruar se nderon Armenët të cilët kanë humb jetërat e tyre në periudhën e shkatërrimit të Perandorisë Osmane gjatë vitit 1915 dhe se bashkëndien me dhimbjet e fëmijëve dhe nipave të tyre. Duke theksuar se në vitet e fundit të Perandorisë Osamne kanë ndodhur shumë vuajtje të cilët kanë mbet thellë të ngulitur në kujtimet e shumë banorëve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike, kryeministri Davutogllu ka thënë se bashkëndien me nipat e të gjithë njerëzve të cilët janë vrarë gjatë asaj periudhe të Luftës së parë botërore.

“Nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të armenëve osman dhe shprehim ngushëllime pasardhësve të tyre. Ruajtja e kujtimeve në armenët osman dhe trashëgimia e tyre është detyrim historik dhe njerëzor i Turqisë. Në këtë kontekst sivjet me 24 prill në organizim të patriarkanës armene në Turqi, por edhe në pjesën tjetër të botës, do të mbahet program fetar në përkujtim të armenëve”, theksohet në mesazhin e kryeministrit turk Davutogllu.Duke nënvizuar edhe mesazhin e vitit të kaluar të kryetarit aktual turk Rexhep Tajjib Erdogan, sipas së cilës do të ishte e rëndësishme që Turqia dhe Armenia së bashku dhe në mënyrë të përshtatshëm të bashkëndiejnë dhe nderojnë viktimat armen gjatë asaj periudhe, Davutoglluja ka shpreh besimin se kjo do të realizohet, dhe se historia të mos përdoret si instrument politik.

“Civilizimi i lashtë anadollak na mëson që të kujdesemi për historinë e vet dhe të ndajmë gëzimin dhe pikëllimin, dhe së bashku të lidhim plagët dhe të shikojmë drejt ardhmërisë. Dy popujt tanë mund të kuptohen dhe së bashku të orinetohen drejt ardhmërisë. Edhe sot madje nderojmë të gjithë viktimat para 100 vitesh, që është obligimi ynë historik dhe njerëzor”, ka porosit Davutoglluja. Paralelisht me këtë jemi të sigurtë se përveç kutimeve për viktima, për uljen e dhimbjes sonë është e rëndësishme që në mënyrë të drejtë të ballafaqohemi me të kaluarën. Është e mundshme të përcaktohen shkaqet dhe përgjegjësit për ngjarjet në Luftën e parë botërore. Problematike është nga prizmi njerëëzor dhe juridik të gjitha këto të karakterizohen me një emër, të gjeneralizohet përgjegjësia dhe të atribohet vetëm popullit turk, bile këtë të ndërlidhet edhe me fjalorin e urrejtjes” ka shtuar ai.

Theksoi se pasardhësit e turqëve osman dhe mysliman edhe sot mbajnë kujtimet e thella në vuajtjet dhe përndjekjet para 100 vitesh.Davutoglluja ka thënë se është e papranueshme nga aspekti njerëzor dhe historik që të anashkalohet realiteti dhe të bëhet dallimi në mes dhimbjeve të njërit dhe tjetrit.

 “Vitet që ishin para nesh kanë treguar se ballafaqimi i tillë nuk do të sjell asgjë. Në atë kontekst është e nevojshme të ndëgjohen të gjithë dhe të respektohen kujtimet e të gjithë banorëve të Perandorisë osmane. Për arritjen gjer te e vërteta e mjaftueshme është të ketë mendje të drejtë, solidaritet, fjalori i respektit dhe shikim të arsyeshëm dhe objektiv në gjërat e tillë”, ka thënë kryeministri Davutoglluja. Sipas tij, Turqia po bën hapa në drejtim të sigurimit të hapësirës në të cilin do të vështrojë të gjitha faktet dhe dokumentet, dhe krejt me qëëlim të ardhmërisë së përbashkët. Thekson se përgjegjësia e përbashkët të pasardhësve të të dy popujve, të cilët më parë kanë jetuar bashkarisht në paqe dhe kanë ndarë fatin e njëjtë, tani duhet të lidhin plagët para 100 vitesh dhe prap të ndërtojnë lidhjet ndërnjerëzore.

“Turqia nuk do të injorojë këtë detyrim dhe do të vazhdojmë të japim të gjitha për ndërtimin e paqes dhe miqësisë. I thërrasim të gjitha anët e treta, që në vend të fyerjeve të plagëve, të promovojnë drejtësinë me qëllim të ardhmëris së përbashkët dhe paqes”, ka përfunduar Davutoglluja.

Me rezolutën për gjenocid mbi Armenët Parlamenti evropian ka bërë thirrje Turqisë të”pranojë këtë gjenocid”, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucionet evropiane të cilët akoma këtë nuk e kanë bërë.Parlamenti evropian me shumicë të madhe votash ka miratuar Rezolutën të karakterit jodetyrimor, dhe ka apeluar në Turqinë të përkrah procesin e pajtimit në mes dy popujve.

Burimi: Al Jazeera