İran

Ajetullah Makarem Shirazi: Dollarët e naftës Saudite heshtin OKB-në

Ajetullah Makarem Shirazi kritikoi heshtjen ndërkombëtare për krimet e Arabisë Saudite në Jemen, duke thënë se dollarët e naftës saudite dhuruar si ryshfet organizatave ndërkombëtare, agjencive të OKB-së, kompanive, mediave dhe qeverive prandaj ato heshtin për vrasjet dhe krimet e mëdha.  

Duke folur në Xhaminë e Madhe (në Mesxhid el-A'dham) në qytetin Kum, të hënën, më 20 prill 2015, Ajetullah Naser Makarem Shirazi-tha se ajo që po ndodh në Jemen nuk është gjë tjetër veçse një epsh për pushtet, dhe ne nuk mund të lejojmë që ajo të ndodhë.

Shkëlqesia e tij ka deklaruar se një numër i liderëve arabë po shkatërrojnë një shtet arab dhe islamik në emër të Islamit dhe ka shtuar se agresioni i tyre është përkrahur në mënyrë të qartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. 

Ajetullah Makarem Shirazi theksoi se aeroplanët luftarakë sauditë kanë bombarduar më shumë se 100 vende në Jemen dhe kanë shkatërruar shumë pjesë të Jemenit tashmë të varfëruar. Ai shprehu neverinë për faktin se njerëz të tillë barbarë jetojnë në epokën e tanishme, duke shtuar se njerëzit e tillë janë pushtuar nga një epsh për pushtet, dhe po punojnë së bashku për të arritur nevojën e tyre për kontrolluar. 

Nëse këta individë kanë peshën madje edhe të një grimce të  dinjitetit njerëzor dhe të ndërgjegjes, ata nuk do të urdhërojnë veprime të tilla, shpjegoi ai.  

Ajetullah Makarem Shirazi tha se Shtëpia e Saudëve është duke punuar në emër të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka theksuar se fatkeqësisht komuniteti ndërkombëtar ka heshtur, si me qenë i vdekur, rreth krimeve që  po ndodhin në Jemen.

Nëse dikush në një cep të largët të botës, thotë një fjalë të keqe për Izraelin, ata bëjnë një hallakamë, rrëmujë të madhe për këtë, por ata heshtin kur një vend është duke u shkatërruar!, theksoi ai.

Kjo tregon se askush nuk mund t’i besoi organizatave ndërkombëtare. Është e qartë se këto organizata janë krijuar për t’i mbrojtur dhe për t’i shërbyer zotërinjve të tyre shtypës, shtoi shkëlqesia e tij.

Dijetari i nderuar deklaroi se dollarët e naftës saudite janë dhuruar si ryshfet organizatave ndërkombëtare, agjencive të OKB-së, kompanive, mediave dhe qeverive prandaj ato heshtin për vrasjet dhe krimet e mëdha.  

Ai tha se vetëm disa vende islamike kanë ngritur zërin e tyre të nderuar kundër sulmeve të vazhdueshme të Arabisë, por shumica kanë mbetur të heshtur.

Ajetullah Makarem Shirazi shtoi se për shkak të drejtësisë së Tij, Zoti i Plotfuqishëm do t’i ndëshkoj shtypësit dhe pushtuesit dhe ata do të jenë të poshtëruar.