Egjipt

Turqia, Katari, Irani nuk ftohen në Garat Ndërkombëtare Kur’anore në Egjipt për arsye politike

Muhammed Abdul Razik, zëdhënës i Ministrisë së Fesë në Egjipt
Muhammed Abdul Razik, zëdhënës i Ministrisë së Fesë në Egjipt

Zëdhënësi i Ministrisë për Çështje Fetare të Egjiptit, Muhammed Abdul Razik tha se Irani, Katari dhe Turqia nuk kanë përfaqësues në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Egjipt këtë vit.

Muhammed Abdul Razik tha se ata nuk kanë qenë të ftuar në këtë veprimtari ndërkombëtare Kur'anore, e cila filloi në Kajro të shtunën, për shkak të tensioneve politike që ekzistojnë midis Egjiptit dhe këtyre tri shteteve.

Duke folur për TV Satelitor LTC të shtunën, ai pretendoi se Teherani, Doha dhe Ankara e përkrahin terrorizmin dhe se Republika Islamike e Iranit synon për të përhapur Islamin shiitë në Egjipt me shumicë sunnitë, një pretendim që Irani e ka hedhur poshtë gjithmonë si të pabazë.

Si çdo pjesëmarrës (në garë) që është një përfaqësues i vendit të tyre, dhe se këto tri shtete financiarisht dhe ideologjikisht përkrahin  terrorizmin, ata nuk mund të ftohen në Garat Ndërkombëtare Kur'anore, u citua të thoshte nga faqja e internetit al-Wafd news website.

Pretendimet e zyrtarit egjiptian kundër Iranit vijnë ndërsa Republika Islamike e Iranit ka qenë vetë viktimë e aktiviteteve terroriste dhe ka luajtur një rol udhëheqës në luftën kundër terrorizmit në rajon.

Por ajo që është më shumë për të ardhur keq është nivelizimi i akuzave të pabaza kundër Iranit është vendimi i Egjiptit për të politizuar dhe, në këtë mënyrë i nxinë  Garat  Kur'anore Ndërkombëtare, të cilat,  përndryshe, do të mund të shërbejnë si një vend për rritjen e Unitetit Islamik, diçka që Ummeti Musliman ka nevojë më shumë se kurrë.

Irani, ndryshe nga Egjipti, njeh rolin e rëndësishëm të veprimtarive  Kur'anore në promovimin e unitetit musliman dhe kjo është arsyeja pse Republika Islamike e Iranit i fton kënduesit e Kur’anit, hafizët e Kur’anit, në të gjitha veprimtaritë e tij Kur'anore Ndërkombëtare.

Për më tepër, ekspertë të shquar egjiptianë të Kur'anit kanë vizituar shpesh Iranin dhe kanë marrë pjesë në seancat e këndimit të Kur'anit në qytete të ndryshme të Iranit.