Kulturë

Dorëshkrimet e Kur'anit u ekspozuan në Tokio

Një ekspozitë paraqiti dorëshkrime të Kur'anit Fisnik dhe librat e shenjta të feve hyjnore në Muzeun Kulturor  “Toyo Bunko” në Tokio, Japoni.

Sipas degës së Agjencisë IQNA në Azinë Lindore, ekspozita, gjithashtu, paraqiti kopje të Kur’anit të Shenjtë, dy shekuj-të vjetra.

Një prej kopjeve, që daton 600 vjet më parë, u shkrua në Siri dhe një tjetër, një kopje 400-vjeçare, ishte një dorëshkrim i Kur’anit, që ishte përkthim në gjuhën perse.

Vepra të reja të çmuara të përkthyera nga figura të tilla si William Moyer (Botuar në Londër, 1903), ishin gjithashtu të paraqitura në  ekspozitë.

Madadi, në krye të Qendrës Kulturore Iraniane në Japoni, ka vizituar muzeun dhe diskutoi rreth aspekteve të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy qendrave kulturore.

Zyrtarët e muzeut e mirëpritën sugjerimin e tij për të mbajtur një ekspozitë të kopjeve të Kur'anit të Shenjtë të publikuara në Iran.

Punime të zejtarëve nga vendet islamike, si dhe libra islame, duke përfshirë edhe veprat e Imam Homeinit, u ekspozuan në muze.

Një pjesë e ekspozitës i është kushtuar prezantimit të vendeve  historike, të tilla si  qyteti historik i Iranit, Arg-i BAM para dhe pas tërmetit të vitit 2003.

Muzeu e mirëpriti ekspozitën nga 5 janari deri më 12 prill 2015.

Ekspozita e Dorëshkrimeve të Kur’anit u prit shumë mirë dhe një numër i madh i japonezëve vizituan ekspozitën dhe, ndër të tjera, mësuan për historinë dhe territorin e Qytetërimit Islam, nga Kina dhe Japonia në Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Evropë.