Egjipt

Irani dhe Egjipti kërkojnë zgjidhje politike për krizën siriane

Irani dhe Egjipti kanë theksuar rëndësinë e zgjidhjes së krizës së vazhdueshme në Siri përmes qasjeve politike.

Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian për çështjen arabe dhe afrikane, Husein Amir-Abdullahian zhvilloi disa bisedime me Ministrin e Jashtëm egjiptian Nabil Fahmy në kryeqytetin e Guinesë, Konakri, ditën e martë në prezencën e 40 ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Të dy palët diskutuan për bashkëpunim dhe çështje me interes të përbashkët.

Siria u kaplua nga kriza vdekjeprurës që nga marsi i 2011-tës. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre fqinjë - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara , më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur për shkak të dhunës .

Ndërkohë, Amir Abdullahian dhe ministri i jashtëm senegalez Mankeur Ndiaye bënë thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushat politike , ekonomike dhe kulturore , si dhe për çështjet ndërkombëtare .

Ndiaye gjithashtu uroi marrëveshjen e fundit të arritur midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore në qytetin zviceran të Gjenevës në programin e energjisë bërthamore iraniane.

Më 24 nëntor, Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit I Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  - Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania si dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje të përkohshme në Gjenevë për të hapur rrugën për zgjidhjen e plotë të mosmarrëveshjeve perëndimore me Iranin mbi programin e energjisë bërthamore të vendit që njihet prej disa dekadash.

Amir  Abdullahian, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve afrikane, në veçanti me Senegalin.

I vendosur në Afrikën Perëndimore, Senegali gëzon një pozitë të madhe në Afrikë. Zyrtarë të lartë të Republikës Islamike të Iranit kanë një interes të veçantë për vendet afrikane si dhe për Senegalin në veçanti , tha Zëvendësministri i Jashtëm iranian.

Takimi i 40-të i OIC-së midis ministrave të jashtëm nisi në Guinea të hënën me fjalimin inaugurues të Presidentit të Guineas Alpha Conde.

Themeluar në vitin 1969,OKI ka 57 shtete anëtare të shpërndarë në katër kontinente. Trupi ka gjithashtu një delegacion të përhershme në OKB.

Burimi: Press TV