Delegacioni i Parlamentit Evropian pritet të premten në Teheran
Një delegacion prej tetë -anëtarësh të Parlamentit Evropian është planifikuar të arrijë në Teheran të premten, më 13 dhjetor 2013
Një delegacion prej tetë -anëtarësh të Parlamentit Evropian është planifikuar të arrijë në Teheran të premten, më 13 dhjetor 2013, tha të hënën një këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të Iranit.
Delegacioni i Parlamentit
Evropian, kryesuar nga Tarja Cronberg nga Finlanda, do të mbërrijë në Teheran
ditën e premte, më 13 dhjetor 2013, “tha Hussein Sheikhulislam, Këshilltar i Çështjeve
Ndërkombëtare i Kryetarit të Parlamentit.
Ai shtoi se, Kryetari i Qendrës
Kërkimore të Parlamentit Iranian Kazim Xhelali ka ftuar delegacionin e Parlamentit
Evropian në Iran për një vizitë pesë-ditore .
Delegacioni i cili përbëhet nga
Tarja Cronberg nga Finlanda, Cornelia Ernst nga Gjermania, Marietje Schaake nga
Hollanda ndër të tjera, do të ketë takime me kryetarin e Parlamentit Iranian
Ali Larijani, Kryetarin e Sigurisë
Kombëtare dhe të Komisionit për Politikë të Jashtme Alaeddin Borouxherdi, dhe
disa politikanë iranian.
Anëtarë të tjerë të Delegacionit të
Parlamentit Evropian të cilët kanë shprehur interes të përbashkët për udhëtim janë
edhe Isabelle Durant nga Belgjika, Josef
Weidenholzer nga Austria, Paweł Zalewski nga Polonia, Dimitrios Drucas dhe Niki
Tzavela nga Greqia dhe Pavel POC nga Republika Çeke.
Organi qeverisës i Parlamentit
Europian muajin e kaluar fillimisht kishte autorizuar një delegacion prej 10 -
anëtarësh për të udhëtuar në Iran nga data 12-17 dhjetor 2013.
Përpjekja e re mund të jetë e
fundit për këtë mandat, sepse pakëz hapësirë ka mbetur në kalendarin
parlamentar përpara zgjedhjeve evropiane në pranverën e vitit 2014.
Ndërkohë, tha Sheikhulislam të
dielën se një delegacion parlamentar francez do të bëjë një vizitë në Iran më
13 dhjetor në një përpjekje për të diskutuar zgjerimin e marrëdhënieve Teheran
- Paris me ligjvënës të lartë iranian.
Një delegacion parlamentar kroat do
të mbërrijë në Teheran më 16 dhjetor të zhvillojë bisedime me politikanë të lartë iranian dhe
ligjvënësve, duke përfshirë këtu Larixhanin dhe Borouxherdin, për promovimin e lidhjeve parlamentare Teheran -
Zagreb.
Një delegacion pesë anëtarësh nga Parlamenti
Evropian, i kryesuar nga Hanes Svoboda vizitoi Iranin në muajin tetor dhe u
takua me shumë nga zyrtarë të vendit .
Ata zhvilluan takime të veçanta me Kryetarin
e Parlamentit të vendit Ali Larixhani, Alaeddin Borouxherdi, si dhe Ministrin e
Jashtëm Muhammad Xhevad Zarif.
Parlamenti Evropian është
institucion i zgjedhur drejtpërdrejt parlamentar, ka 28 - anëtarë në Bashkimit
Evropian, të cilët së bashku me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Komisionit
Evropian, ushtrojnë funksionin legjislativ të Bashkimit Evropianë.
Parlamenti aktualisht përbëhet nga
766 anëtarë, të cilët zgjedhen direkt
çdo pesë vjet me votim të përgjithshëm që nga viti 1979.