Franca

300 persona francezë përpiqen për t’u bashkuar me ISIS-in

Gazeta Le Figaro njoftoi se Ministri i Brendshëm i Francës tha se  rreth 1422 persona, banorë në Francë janë në një lidhje të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me organizatat ekstreme në Siri, kurse

413 luftëtarë francezë po luftojnë në Siri, ku janë të përfshira edhe 100 gra  në mesin e tyre.

Ministria shtoi se 300 persona francezë janë tani duke u përpjekur për të arritur në Siri për të marrë pjesë me grupet ekstreme si Shteti Islamik, ISIS, megjithatë, 260 luftëtarë janë kthyer në shtëpi.

Janë rreth 80 luftëtarë francezë të vrarë në betejat në Siri, sipas statistikave të Ministrisë.

Ky është një shënim i denjë të përmendet se qeveria franceze ka paralajmëruar  se po rritet numri i evropianëve që shkojnë për të luftuar në Siri.