Jemeni

U vra në Jemen Gjeneral Majori i Arabisë Saudite

Gjeneral Majori, Fahd bin Turki bin Abdulaziz Al Saud, një komandant i lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite, u vra gjatë një misioni në Veriperendim të Jemenit, njoftuan burimet të martën.  

Gjeneral Majori i Arabisë Saudite u vra, ndërsa ai ishte në një mision në fshatin Al Maxhda në rrethin Sadah në Veriperendim të Jemenin të shtunën, tha të martën një anëtar shoqërues i tij gjatë vizitës në Maxhda, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Burimi shtoi se dy oficerë të tjerë të lartë shoqërues të Gjeneralit, Fahd, u vranë, gjithashtu, gjatë sulmit.

Sipas burimit, princat sauditë kanë vizituar pallatin e Gjeneralit, Fahd Turki bin Abdulaziz që nga e diele për të shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e tij.  

Gjenerali i vrarë është nipi i Mbretit bin Abdulaziz Al Saud.

Ministria e Mbrojtje Saudite të dielën i konfirmoi përleshjet në rajonin Maxhda. Arabia Saudite e përkrahur nga militantët e Al-Kaidës dhe forcat besnike të kryetarit të arratisur të Jemenit, Mansur Hadi janë duke luftuar forcat revolucionare dhe të ushtrisë nëpër Jemen.

Arabia Saudite është udhëheqëse e fushatës ajrore e cila tashmë është në javën e saj të tretë,  deri më tani ka marrë jetën e 2500 jemenasve, veçanërisht të civilëve.

Pakistani i cili është menduar të jetë boshti kurrizor i forcave tokësore të udhëhequra nga koalicioni Saudit ka deklaruar se ai nuk do të bashkohet me Riadin, por forcat sulmuese gëzojnë  përkrahjen logjistike dhe të inteligjencës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit.

Izraeli, gjithashtu, ka dërguar disa pilotë dhe aeroplanë luftarak për koalicionin ajror.

Burimi: FNA