İran

Lideri nxit për përpjekje të reja për luftën kundër pushtimit kulturor

Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Khamenei ka theksuar përpjekjet e reja për kundërvënien ndaj pushitimit kulturor.

Lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Khamenei ka theksuar përpjekjet e reja për kundërvënien ndaj pushitimit kulturor.

Në një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor në Teheran ditën e martë, Udhëheqësi deklaroi se të paktën qindra media nëpër botë po kërkojnë në mënyrë specifike të ndikojnë në mendimin dhe sjelljen e kombit iranian.

Ajetullah Khamenei bëri thirrje për veprime të mençura kundër pushtimit kulturor, duke paralajmëruar se videolojrat e importuara dhe lodrat po promovojnë stilin e jetës perëndimore në Iran.

Ai shtoi se çështja e pushtimit kulturor duhet të trajtohen nëpërmjet përpjekjeve krijuese dhe, për këtë qëllim, Republika Islamike e Iranit për Transmetimet dhe Ministria e Kulturës dhe Udhëzimeve Islame, duhet të mbajnë mbi supe një përgjegjësi shumë të madhe, duke u bërë thirrje atyre që të përqëndrohen në prodhimin e librave dhe filmave tërheqës, projekeve të dobishme të videolojrave dhe zhvillimin e lodra tërheqëse dhe kuptimplote.

Lideri e përshkroi si të domosdoshëm monitorimin e saktë dhe zbulimin e fenomeneve të zhvillimeve të reja të pushtimit kulturor para hyrjes së tyre në Iran. Gjithashtu, cilësoi pasivitetin dhe, thjesht, qasjen mbrojtëse ndaj kulturës pushtuese, si qasjen më të keqe dhe më të dëmshme në lidhje me këtë.

Ai theksoi nevojën për një përparim të vazhdueshëm shkencor, në universitete dhe qendra kërkimore, duke shtuar se realiteti i ne mundemi, ekziston në frymën e të rinjve iranianë dhe se kjo duhet të realizohet duke promovuar vendin në statusin e një pikë kryesore shkencore dhe krijimin e një qytetërimi modern islamik.

Lideri theksoi se universitetet nuk duhet të bëhen arenë e orientimeve politike, pasi kjo do të pengonte përparimin shkencor.

Ai më tej shprehu shqetësimin në lidhje me neglizhencën ndaj gjuhës persiane, dhe theksoi se Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor duhet të bëjë përpjekje të dukshme për përhapjen dhe forcimin e gjuhës persiane.

Ai e përshkroi formulimin e parimeve shkencore dhe filozofike, si dhe zhvillimin e shkencave humane si një veprim të rëndësishëm nga ana e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor, duke shtuar se Këshilli duhet të marrë parasysh shkaqet kryesore për zgjidhjen e problemeve të tilla si divorci, korrupsioni financiar dhe veprat penale.

Burimi: IRIB