Mosbërjae Një Marrëveshjeje, Është Më Mirë Se Sa Bërjae Një Marrëveshjeje Të Keqe
“Udhëheqësi i Revolucionit Islam Iranian Ajetullah Hamenei, shprehu hapur se nuk e mbështet kornizën bazë të marrëveshjes së fundit, të arritur mbi negociatate programit bërthamor iranian”.
“Sipas një lajmi të agjensisë së lajmeve iraniane, sot gjatë një konference shtypi të mbajtur në Teheran, udhëheqësi i revolucionit iranian Ajetullah Hamenei, tërhoqi vëmendjen kur u shpreh se, marrëveshja mbi negociatat e programit bërthamor iranian, e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, nuk është një marrëveshje përfundimtare”.
Ajetullah Hamenei, për t’u dhënë një përgjigje skeptikëve, të cilët pyesnin se, përse udhëheqësi i revolucionit iranian nuk bëri ndonjë deklaratë në media, mbi negociatat efundittë programit bërthamor iranian. Aisqaroi:
“Arsyeja kryesore se, përse deri më tani nuk bëra ndonjë deklaratë, në media është shkaku se nuk ka asgjë të re për të sqaruar, në këtë drejtim. Zyrtarët thonë se, nuk ka ndonjë zhvillim të ri dhe se të dyja palët nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët. Kështu që, mendoj se nuk ka asgjë të re për të sqaruar”.
Nëse ju do më shtronit pyetjen se: “A i miratoni ose i kundërshtoni këto negociata?” përgjigjem se: “Unë as i miratoj dhe as i kundërshtoj këto negociata, sepse nuk ka asgjëkonkrete për të sqaruar”.
“Të tëra pyetjet e tjera, duhet të vijnë pas dhënies përgjigje të kësaj pyetje, pastaj duhet të ulemi dhe të diskutojmë mbi hollësitë e tjera. Pala tjetër është kokëfortë, tradhtare, është një palë që të ngul thikën pas shpine. Kur të diskutojmë mbi hollësitë duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse mund ta çojmëatdheun, popullin dhe komisionin negociator iranian në një udhë pa kthim.
Arritjet e marrëveshjes deri më tani, nuk garantojnë as kornizën bazë dhe as përmbajtjen përfundimtare të marrëveshjes. Madje këto arritje, nuk garantojnë as përfundimin e negociatave, mbi programin bërthamor iranian. Kështu që, nuk shoh asgjë për të festuar.
Unë asnjëherë nuk kam qenë, optimist mbi negociatat me Sh.B.A.-në. Këtë nuk e them bazuar në paragjykimet e mia, por nga përvojat tona vetjake mbi këtë çështje.
Ndoshta një ditë, në të ardhmen të tërë do të kuptojnë se, nga rrjedhin përvojat tona personale, nëse do të shfaqen hapur hollësitë e çështjes, shënimet dhe arritjet mbi këto negociata.
Ndonëse, unë nuk jam optimist mbi këto negociata me Sh.B.A.-në, unë i kam mbështetur dhe do të vazhdoj të mbështes, çështjen e negociatavembi programin bërthamor iranian”.
Mosbërjae Një Marrëveshjeje, Është Më Mirë Se Sa Bërja Një Marrëveshjeje Të Keqe
“Unë do të mbështes njëqind përqind një marrëveshje, e cila do të sigurojë nderin e popullit iranian. Nëse dikush thotë se, udhëheqësi i revolucionit iranian, është kundër arritjes së kësaj marrëveshje, është duke thënë diçka të paqenë.
Në të vërtetë unë kam thënë se, të mosbërja e një marrëveshjeje, është më mirë se sa bërja një marrëveshjeje të keqe. Duke u nisur nga kjo, them se ndihemi krenarë nga mospranimi i një marrëveshjeje, e cila do të merrte nëpër këmbë interesat dhe nderin e popullit iranian.
Ndonjëherë thuhet se, hollësitë e këtyre negociatave bëhen nën dritën e vëzhgimit, të udhëheqësit të revolucionit iranian, por kjo nuk është tërësisht e vërtetë.
Unë nuk jam indiferent, mbi çështjen e këtyre negociatave, por deri më tani unë nuk kam ndërhyrë dhe as do të ndërhyj në hollësitë e këtyre negociatave.
Unë kam bërë disa këshillime mbi pikatkryesore dhe kornizës bazë të çështjes së përgjithshme. Fillimisht këshillimet e mia, ua kam bërë presidentit dhe ndonjëherë edhe ministrit të mbrojtjes. Por, si gjithmonë vendimet mbi hollësitë, u përkasin atyre.
Unë kam besim të plotë, tek komisioni negociator iranian, mbi këtë çështje as nuk kam patur dhe as do të kem ndonjë dyshim. Unë ndihem seriozishti shqetësuar, mbi negociatat e programit bërthamor iranian”.
Udhëheqësi i revolucionit iranian Ajetullah Hamenei,akuzoi palën tjetër për, mosmarrje përsipër të përgjegjësive përkatëse, për mosmbajtje të premtimeve të dhëna dhe për sjellje të ndryshme nga ajo e etikës së rregullores. Ai tha se, ndihej seriozisht i shqetësuar nga këto probleme dhe më pas vijoi:
“Sjellja e palës tjetër në negociatat e fundit,është shembulli më i mirë i këtyre shqetësimeve të mia. Shtëpia e Bardhë dy ditë pas përfundmit të marrëveshjes, shfaqi publikisht një deklaratë dy faqëshe, e cila ishte në kundërshtim me pjesën më të madhe të realitetit. Përpilimi i një deklarate të tillë, në dy orë kohë ishte e pamundur.
Duke u nisur nga ky fakt, ndiejmë nevojën të sqarojmë se ndërsa pala tjetër, ishte duke zhvilluar negociata me ne, në të njëjtën kohë ishte duke përpiluar tekstin e kësaj deklarate, i cili ishte befasues, i gabuar dhe në kundërshtim me përmbajtjen e kësaj deklarate.
Një shembull tjetër është se, pala tjetër në çdo fazë të zhvillimit të negociatave fillimisht flet hapur, pastaj flet në mënyrë private. Përmbajtja e aludimeve te palës tjetër në negociata, është në kundërshtim me vetë tekstin e deklaruar. Por këta janëfakte, që nuk na interesojnë.
Pala tjetër pandeh se, mbarë njerëzimi është si këto të fundit, kur deklarojnë se: “Ndonëse udhëheqësi i revolucionit iranian, pranon të zhvillojë negociata me ne, ne nuk duhet t’u besojmë fjalëve të tij, sepse ai është i detyruar të veprojë ashtu”, por ata nuk e dinë aspak se, si qëndron e vërteta mbi popullit iranian.
Fjalimet që unëbëj, si udhëheqës i revolucionit iranian, bazohen në besimin e ndërsjelltë. Populli iranian ka besim të plotë tek unë dhe unë kam besim të plotë tek populli iranian. Unë besoj se ndihma e Allahut xh.sh. është gjithmonë pranë popullit tim.
Unë ndihem i shqetësuar nga sjellja e palës tjetër, ndërsa jemi duke zhvilluar negociatat me ta. Ne nuk duhet të tregohemi të tepruar dhe të nxituar, por duhet të tregohemi të duruar duke pritur se çfarë do të ndodhë”.
Zhvillimi i Negociatave Me Sh.B.A.-në, Mbetet i Kufizuar Vetëm Mbi Programin Bërthamor Iranian
Udhëheqësi i revolucionit iranian Ajetullah Hamenei, theksoi se zhvillimi i negociatave me Sh.BA.-në, mbetet i kufizuar vetëm me programin bërthamor iraniane. Pastaj ai deklaroi:
“Me të vërtetë zhvillimi i negociatave mbi programit bërthamor iranian, është një përvojë e vyer. Nëse pala tjetër vazhdon të sillet si e tradhtare, atëherë opinioni ynë mbi pamundësinë e zënies besë, ndaj Sh.B.A.-së do të bëhet edhe më i fuqishëm.
Populli iranian është duke u përballur, vetëm me qeverinë amerikane, e cila nuk po i qëndron besnike marrëveshjes dhe atyre të tre shteteve europiane (gjermane, franceze dhe angleze). Populli iranian nuk është duke u përballur me shoqëritëe mbarë botës.
Në kryeqytetin iranian Teheran, disa vite më parë, u mblodhën kryetarët dhe zyrtarët më të lartë të shoqërisë ndërkombëtare, në mbledhjen e “Lëvizjes së të Pavarurve” të përbërë nga 150 shtete. Si rrjedhojë aludimi se, ne jemi duke u përballur me shoqëritë e mbarë botës është i kotë”.
Ajetullah Hamenei u dha përgjigje, disa intelektualëve skeptikë të cilët pyesnin se, përse na duhet energjia bërthamore. Ai sqaroi se, kjo pyetje ishte një mashtrim. Udhëheqësi i revolucionit iranian Ajetullah Hamenei rikujtoi se,energjia bërthamore mundëson shndërrimin e ujit të detit në ujë të pijshëm. Ajoka një gamë të gjërë përdorimi, në fusha të ndryshme si energjitika, shëndeti, bujqësia etj.
Ajetullah Hamenei u shpreh se, ata të cilët përdorin dhe provojnë armët bërthamore, janë të njëjtët që akuzojnë Iranian se, po orvatet të krijojë armë të shkatërrimit në masë. Pastaj ai shtoi:
“Ata na akuzojnë se, ne po orvatemi të krijojmë bombën atomike. Por,Republika Islame Iraniane, e cila udhëhiqet nga ligjet sheriatike dhe parimet e arsyes së vërtetë, nuk është orvatur dhe as që do të orvatet të krijojnë armë bërthamore. Për mendimin tonë, armët bërthamore nuk përbëjnë problem”.
Nëse Nuk Hiqen Menjëherë Sanksionet, Vazhdimi i Negociatave Është i Kotë!
Udhëheqësi i revolucionit iranian Ajetullah Hamenei pohoi se, nëse nuk hiqen menjëherë sanksionet e zbatuara kundër Iranit, atëherë vazhdim i negociatave është i kotë! Më pas ai tha:
“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, sepse heqja e sanksioneve duhet të kryhej në të njëjtën ditë, kur u arrit marrëveshja. Nëse vazhdimi i zbatimit të sanksioneve kundër Iranit, hyn në një fazë të re, kjo do të thotë se vazhdimi i negociatave është tërëisht i kotë. Sepse pikësynimi kryesor, i zhvillimit të negociatave është pikërisht heqja e sanksioneve.
Nuk duhet lejuar në mënyrë kategorike, ndërhyrja e shteteve perëndimore, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare iraniane, me pretekstin e “inspektimit”. Autoritetet më të larta iraniane nuk zotërojnë autoritetin dhe lejen e duhur, për ndalimin e ndërhyrjes së agjentëve perëndimorë, në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare iraniane, me pretekstin e “inspektimit” dhe të “hetimit”.
Mbështeja Jonë Ndaj Rezistencës, Nuk Duhet Të Jetë Një Çështje e Trajtuar Në Negociata
Kapaciteti mbrojtës kombëtar iranian, duhet të mbrohet si një grusht i hekurt nga fusha ushtarake dhe duhet të bëhet edhe më i fuqishëm.
Mbështetja jonë ndaj vëllezërve tanë luftëtarë, në fusha të ndryshme nuk duhet të jetë, një çështje e trajtuar në negociata.
Republika Islame e Iranit, nuk pranon t’i nënshtrohet ndaj asnjë inspektimi, i cili nuk është i përcaktuar nga Konventa e Agjensisë së Energjisë Bërthamore Ndërkombëtare (IAEA). Të tëra isnpektimet, që do të kryhen ndaj Iranit, duhen të jenë të bazuara sipas ligjeve përkatëse të agjensisë në fjalë”.
Burimi: Yakın Doğu Haber