Islamofobia dhe ksenofobia në Evropë
Në Sarajevë në kuadër të temave të caktuara në sesionin e 18-të të samitit ekonomik euro-aziatik, është mbajtur edhe paneli me temën ”Islamofobia dhe ksenofobia në Evropë”. Lidhur me këtë temë ka mbajtur fjalimin e vet edhe kryetari i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës Marinko Çavara i cili ka theksuar mungesën e rekcionit të vendosur dhe dënimit të qartë të krimeve monstruoze të cilin e kryejnë terroristët në emër të “Shtetit Islamik” e të cilit shkaktojnë zgjerimin e dukurisë së islamofobisë në Evropë dhe në botë. “Shkencëtarët në Perëndim islamofobinë e lidhin dhe e sjellin në kontekst me racizmin, por format e islamofobisë politike bazohen në identifikimin e islamit dhe myslimanëve me ideologjitë radikale të tyre, saktësisht me individët e tyre. Por më së shumti mund të flasim për format e islamofobisë ku ekziston: frika nga islami si projekt politik bashkëkohor me të cilin hapësirave evropiane dëshirohet të imponohet forma e jetesës dhe veprimit sipas drejtës islame (sheriatit), shkeljen e të drejtave të grave dhe refuzimi i vlerave demokratike.
Frika nga islami politik me të cilin në realizimin e caqeve politike shfrytëzojnë grupacionet e caktuara radikale”islamike” sikur Al Qaida, Boko Harami, apo grupacioni aktual terrorist i ashtuquajtur “Shteti Islamik”. Por paraqitjeve të islamofobisë i kontribuon edhe mos njohja e fesë dhe kulturës islame, si dhe ndjenja e superioritetit të civilizimit perëndimor duke konsideruar se është civilizimi më bashkëkohor dhe se është e nevojshme pa ngurim dhe me qëllim të idealeve të larta të mbrojtjes së këtij superioriteti duhet të sillen në mënyrë armiqësore kundrejt islamit si religjion. Proceset e ngjarjeve globale çdoherë ndikojnë edhe në sjelljen e vendimeve politike, ndikojnë në ekonomitë dhe shoqëritë në gjithë botën, ndërsa ndikimi dhe rëndësia e religjioneve, posaçërisht islamit, caktojnë karakterin e këtyre vendimeve, dhe se munden me të madhe të ndihmojnë në zgjidhjen e konflikteve. Prandaj, më e keqja është se në Evropë që islami të fillojë të paraqitet si rrezik, e që kjo të mos jetë, përgjegjësia është mbi neve politikanëve që të gjitha këto probleme të cilët kërcënojnë ardhmërinë e njerëzimit, të shmangen me kërkimin e zgjidhjeve me dialog i cili çon drejt paqes” ka cek kryetari i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës. Në ekspozeun e vet kryetari i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës është ndal edhe në ksenofobinë e cila thumbon stabilitetin e shoqërive demokratike dhe ka tendencë të rritjes në Evropë.
“Për term të përshkrimit të frikës apo urrejtjes ndaj të huajve apo në përgjithësi ndaj njerëzve të ndryshëm nga vet vetja thonë që është ksenofobi. Hulumtimet politikologjike tregojnë se sulmi më i ri ksenofobik është drejtuar kundër azilantëve, e pastaj kundër të huajve në përgjithësi.
Ksenofobia rrënjët i ka në krizën sociale, rritjen e varfërisë dhe papunësisë. Pjesa e evropianëve gjenden në minimumin ekzistencial. Pjesa e pakënaqësisë, posaçërisht në qytetet e vogla reflektohen në sjelljen ksenofobike. Të huajt ndihen të rrezikuar dhe janë të shtrënguar në kthimin në shtëpitë e tyre. Radikalizmi ksenofobik nuk bie vetëm mbi kryet e të huajve, por edhe në politikën azilante me qëllim të ndryshimit të formulimeve kushtetuese për drejtën e realizimit të azilit.
Këto dukuri në botë me siguri janë arsyet që në sisteme politike me vetëdije dhe përgjegjësi të njihen rreziqet e cekura të cilët kërcënojnë ardhmërinë e civilizimit njerëzor, dhe me anë të dialogut në parim të realizimit të paqes dhe pranimit të ndryshueshmërisë të vijmë te zgjidhjet të cilët nuk do të len hapësirë për shkaqe për konflikte të reja dhe luftëra të reja. Është i nevojshëm aksioni pozitiv në tërë botën, mund të themi nga të dyja anët, gjegjësisht nga të gjitha anët e keqkuptimeve dhe urrejtjeve, aksioni intensiv dhe i sinqertë me qëllim të njohjes më të mirë reciproke të religjioneve dhe kulturave, dhe luftës së përbashkët kundër terrorizmit dhe çdo forme të dhunës dhe imponimit.
Shpresojmë dhe besojmë që ky takim ka bile një pjesë të vogël të kuptimit më të mirë reciprok, respektit dhe bashkëpunimit paqësor për botën më të mirë”, ka përfunduar fjalimin e tij kryetari i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës Marinko Çavara.
Burimi: Vijesti.ba