Ajetullah Nuri Hamedani: Humbja e Arabisë është e pashmangshme në Jemen
Ajetullah Nuri-Hamadani e ka dënuar sulmin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen dhe theksoi se pushtimi do të dështoi plotësisht dhe do të çojë në humbje Familjen Saudite.
Ajetullah Nuri-Hamadani në takimin e tij me Hujjat al-Islam Ali Sa'idi, përfaqësuesi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik (Ajetullah Sejjid Ali Hamenei), në Ushtrinë e Guardianëve të Revolucionit Islamik i referohet luftës sektare që arroganca globale ka nisur dhe kanë nën kontroll ISIL-in, Boko Haram dhe grupe të tjera Tekfiriste. Ai shpjegoi se këto grupe dallojnë vetëm nga emrat dhe titujt e tyre, por në thelb, ata ndjekin të njëjtën linjë të mendimeve dhe qëllimeve.
Shkëlqesia e tij shpjegoi se akuzat e bëra nga zyrtarët sauditë dhe muftitë vijnë për shkak se ata ndjekin shkollën Hanbelite dhe mendimin Tekfirist, që ata e kanë detyrim fetar për t’i vrarë, shkatërruar myslimanët shiitë. Investimet e Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Katarit kanë të njëjtin qëllim, shtoi ai.
Autoriteti i lartë fetar, Ajetullah Nuri-Hamadani tha se Jemeni ka një histori të lavdishme, përmendët në Kur’an, populli i Jemenit - të krishterët e Nexhranit erdhën nga Jemeni dhe shumë ngjarje të cilat kanë ndodhur në Jemen janë përmendur në transmetimet e pejgamberit (a.s).
Ai shtoi se Jemeni ka rritur dijetarë të mëdhenj, ata janë luftëtarë, njerëz trima dhe të guximshëm - - dhe me siguri do të qëndrojnë kundër pushtuesve, dhe pushtuesit do të dënohen.
Shkëlqesia e tij dënoi ashpër sulmin në Jemen nga ana e regjimit saudit dhe mercenarët e saj në rajon, duke theksuar se humbja e Arabisë Saudite është e pashmangshme.
Ajetullah Nuri-Hamadani tha se Arabia Saudite ka bërë lutje të shumta në vende të ndryshme për të marrë pjesë në luftën e tyre në Jemen, duke thënë se këto vende janë të joshura pas parave të Arabisë Saudite dhe për të njëjtën arsye, ata ishin të gatshëm për t’i bërë oferta Arabisë Saudite. Situata e tanishme në Botën Islame është shumë kritike, tha ai.
Shkëqesia e tij, gjithashtu, iu referua sulmit në dinjitetin e dy hanxhinjve meshkuj adoleshente iranianë, të cilët i përdhunuar në Aeroportin e Xhiddes, të cilët udhëtonin për në Arabinë Saudite për Umre. Ky incident është shumë i turpshëm për shkak se të rinjt udhëtuan për në vendet e shenjta për të kryer umren dhe ata dy të rinj u përdhunuan. Autoritetet kompetente duhet të veprojnë në një mënyrë që nuk guxojnë të rrezikojnë nderin dhe dinjitetin e popullit. Autoritetet iraniane duhet të takohen me autoritetet saudite për këtë çështje dhe ata duhet të marrin masat e duhura, tha ai.
Burimi: RASA