Terroristët e ISIL-it vrasin 10 mjekë në Mosul
Anëtarët e grupit terrorist tekfirist ISIL kanë ekzekutuar dhjetë mjekët në jug të qytetit verior të Irakut në Mosul, ndërsa ata vazhdojnë të bëjnë kërdi në zonat nën kontrollin e tyre.
Një burim lokal, duke folur në kushte anonimiteti, tha se anëtarët ISIL-it i kanë ekzekutuar viktimat në Hamami, në zonën al-Alil, që ndodhët rreth 25 kilometra në jug të Mosulit, të mërkurën pasi njerëzit (mjekët) refuzuan të trajtojnë të plagosurit terroristë , raportoi al-Sumaria TV e Irakut.
Zyrtari lokal, Muvaffak Hamid al-Azavi e ka përshkruar Mosul si një burg të madh në hapësirë, ku banorët janë të nënshtruar llojeve të ndryshme të torturave nga duart e ISIL-it. Ai shtoi se disa dijetarë në qytet madje shtrembërojnë parimet fetare për t'i shërbyer interesave ISIL-it.
Ndërkohë, ekstremistët e ISIL-it kanë ekzekutuar më shumë se 60 anëtarë të fiseve al-Karablieh, Albu Ubejd, Albu Mahal dhe Albu Salman në sektorin perëndimor të provincës al-Anbar, sepse siç pretendojnë terroristët, ata kanë bashkëpunuar me forcat irakiane të sigurisë.
Farhan Muhammed, një anëtar i Këshillit Krahinor në Anbar, tha se tekfiristët e ISIL-it kanë rrëmbyer edhe dhjetëra civilë në zonë, duke shtuar se fati dhe vendndodhja e të rrembyerit mbetet i panjohur.
ISIL-i e filloi fushatën e tij të terrorit në Irak në fillim të muajit qershor 2014. Militantët e armatosur rëndë morën kontrollin e Mosulit dhe pjesë të mëdha ku jeton popullata muslimane sunnite.
Terroristët kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë të prerjeve të kokave publikisht, kanë bërë krime kundër të gjitha komuniteteve të Irakut si ndaj muslimanëve shiitët, sunnitë, kurdë dhe të krishterëve.
Ushtarë irakianë, njësitë e policisë, forcat kurde, vullnetarët e muslimanëve shia dhe fiseve myslimane sunnite kanë pasur sukses në çlirimin e disa zonave në Irak nga terroristët tekfiristë.Burimi: Press TV