Qendra të reja të Dar-ul-Kur'anit do të themelohen në Iran
Numri i qendrave të Dar-ul-Kur'anit në Iran do të rritet në 1450 në tre vitet e ardhshme, tha një zyrtar nga Ministria e Arsimit
Muhammed Reza Mossajebzadeh, drejtor i përgjithshëm në Departamentin e Ministrisë së Kur’anit tha se 600 Qendra Kur'anore u themeluan në shkollat e vendit 'në vitin e kaluar kalendarik iranian (21 mars 2014- 21 mars 2015).
Ai tha se brenda tre vjetëve, numri do të rritet në 1450 Qendra Kur’anore.
Muhammed Reza Mossajebzadeh theksoi se më shumë përpjekje do të bëhen në vitin e tanishëm për të zgjeruar aktivitetet Kur'anore në shkolla, njoftoi Agjencia e Lajmeve Mizan.
Ai vuri në dukje se mbajtja e kurseve për hivz apo mësimin e Kur’anit përmendësh ishte ndër programet kryesore Kur’anore në shkolla vitin e kaluar.
Zyrtari, Muhmmed Reza Mossajebzadeh vazhdoi duke thënë se nxënësit, studentët që morën pjesë në kurse, gjithashtu, mësuan rreth përmbajtjes, konceptit dhe porosive të ajeteve të Kur’anit që ata i mësuan përmendësh.
Burimi: mizanonline.ir