Gruaja ruse e përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait
Në harmoni me ditën e martirizimit të Hazreti Fatime Zahras (e bija e Profetit Muhammed a.s.) një grua ruse e përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait, tha Fjalën e Dëshmisë se “S’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Një numër i madh prej atyre që kanë përqafuar Islamin e vizitojnë Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait çdo vit. Olga Rexhebi është njëra prej tyre që ka përqafuar Islamin, e cila u bë myslimane pasi ajo ishte e interesuar për Islamin, lexonte Kur'anin në gjuhën ruse dhe libra të tjerë me përmbajtje Islame.
Duke vënë në dukje se Islami është një fe që në thelb i përshtatet njeriut, ajo tha: Islami i urdhëron, i këshillon pasuesit e tij për të bërë vepra të mira dhe të pajisen me virtyte.”
Në lidhje me dallimet mes Islamit dhe fesë tjetër, Olga tha: Unë isha më parë e krishtere, unë u binda se Islami është e vetmja fe që udhëzon njeriun në lumturi në mënyrat më të thjeshta.
Duke vënë në dukje se shamia është vet bukura dhe shërben si një mburojë ndaj dëlirësisë së gruas, ajo tha: Islami e ka cilësuar mbulesën si një dhuratë hyjnore dhe e ka bërë të detyrueshme si masë mbrojtëse për gruan nga rreziqet e jashtme dhe të brendshme, pa imponuar ndonjë kufizim për të.
Muslimanja që e përqafoi Islamin shprehu lumturinë e saj që ndodhen në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait dhe tha:
Atmosfera Hyjnore e kësaj Xhamie është me të vërtetë shumë shpirtërore dhe sipas studimeve të mia ky është një vend që vizitohet shumë nga muslimanët.
Ajo e zgjodhi emrin Merjeme pasi e përqafoi fenë Islame.
Unë jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që u bëra muslimane zyrtarisht në një vend të tillë shpirtërorë dhe të ndritshëm dhe unë jam krenare që e përqafova Islamin. Nuk mund të harroj një ditë të tillë.
Vlenë të shënohet se pranova si dhuratë të bekuar disa paketa me material kulturor, duke përfshirë një Kur'an në gjuhën ruse, libri 4-vëllimesh me titull “Bazat e Besimit” dhe posterin e Xhamisë së Imam Rizait, që ishin dedikuar për muslimanët e konvertuar.
Xhamia e Imam Rizait në Mash’had, Iran është një kompleks që përmban mauzoleun e Imam Rizait, Imamit të tetë, prej Dymbëdhjetëve Imamëve. Kjo është xhamia më e madhe në botë me dimension dhe e dyta në botë për nga kapaciteti.
Burimi: Astan Quds