Iraku

UNESCO paraqet planin për mbrojtjen e monumenteve historike në Irak

UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim-Edukim, Shkencë dhe Kulturë ka paraqitur një plan për mbrojtjen e monumenteve historike dhe po punon në Irak.

Sipas Agjencisë IRIB World Service, kryetarja e UNESCO-s, Irina Bokova, në një fjalim në një konferencë shtypi në Muzeun e Bagdadit, të shtunën, tha se ky plan është përcjellë për të ruajtur dhe për të mbrojtur veprat e lashta të artit në Irak.

Zyrtarja e lartë e OKB-së shtoi se punimet historike të artit të  paraqitura në muzeun kombëtar në Bagdad janë të një rëndësie të madhe, sepse ato i përkasin të gjithë irakianëve dhe paraqesin  historinë e tyre. Prandaj, ato duhet të mbrohen plotësisht. 

Ministri i Irakut për Turizëm dhe Antikë, Adel Shirshab, gjithashtu, iu drejtua kësaj konference për shtyp, duke vënë në dukje se zyrtarët japonezë ishin të parët që e shprehën mbështetjen e tyre për veprat historike në Irak, e cila pjesërisht përbën qëndrimin e miratuar nga Japonia në mbështetje për Irakun për çrrënjosjen e krizës aktuale në këtë vend.  

Ambasadori i Japonisë në Irak, Kazuya Nashida, ka vënë në dukje se Japonia ka dhuruar 1.500.000 $ (dollar) për të mbështetur planin e UNESCO-s.

Më 28 shkurt, 2015, Këshilli i Sigurimit i OKB-së denoncoi dhe qortoi shkatërrimin e muzeut historik në qytetin irakian, në Mosul nga terroristët e të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL). 

Terroristët e ISILit  kanë shkatërruar dhe rrënuan shumë prej veprave historike-artistike të Irakut që prej pushtimit të një numri të rajoneve në veri të Irakut dhe në pjesën perëndimore nga ana e këtyre terroristëve tekfiristë. 

Burimi: IRIB