Dentisti musliman hap klinikën falas në Kaliforni
Rritur në një familje të madhe të klasës së mesme të ulët, me rrogën e babait të tij si mësimdhënës, Makbul Patel tha ai mësoi herët vlerën e dollarit. Në praktikën e tij private, ai pa se njerëzit ishin nevojtarë dhe kërkojnë për t’i ndihmuar, tha se ky projekt është diçka që e ka për shpirtin e tij.
Kur ai emigroi në Amerikë rreth 30 vjet më parë, Makbul Patel përjetoi diçka që ai nuk e kishte përjetuar në vendin e tij të lindjes në Indi, një dimër të ashpër.
Makbul Patel, i cili jeton në Riverside me gruan e tij, Nasime, tha ndalesa e tij e parë kur ai erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar praktikimin e profesionit të dentistit, ishte Çikago.
“Çikago ishte e mahnitshme” tha ai. ” ”Kur erdha në Çikago, për mua ishti dimri im i parë. Kurrë nuk kisha parë dëborë.”
Në një artikull në The Press Enterprise, Makbul Patel shpjegon se si e ftuan dhe i kërkuan atij për të ardhur në një vend me klimë të ngrohtë, që ky e kishte bërë gjashtë muaj më vonë. Tridhjetë vjet më vonë ai i ka shërbyer pacientëve në The Inland Empire dhe ka ndihmuar komunitetin përmes punës vullnetare dhe të përpjekjeve të tij.
Makbul Patel, 57 vjeçar, ka fituar në fund të vitit 2014 Mirënjohjen e Heroit të Riverside-it për shërbimin e tij.
Dentisti Makbul Patel, gjithashtu, themeloi Kliniken Dentare Al-Shifa, një klinikë falas në San Bernardino që ofron përkujdesje për pacientët pavarësisht nga të ardhurat e tyre, përkatësia shoqërore, feja, raca ose përkatësia etnike.
Dr. Makbul Patel, një musliman i devotshëm, e sheh misionin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë, si një detyrë, tha ai.
Në besimin tim, mjekësia është një profesion fisnik, tha ai. Pra, shërbimi i komunitetit, është një nga veprat më fisnike.”
Makbul Patel ka qenë shumë aktiv në komunitetin e tij sidomos pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, kur u rriten ndjenjat anti-muslimane, ai udhëhoqi disa përpjekje për të lidhur komunitetin musliman me Riverside, dhe ka themeluar ngjarjen Dita e Xhamisë së Hapur, duke e ftuar popullin për të vizituar xhaminë dhe të mësojnë rreth Islamit.
Ai ndihmoi për të themeluar Iftarin Vjetor të Ramazanit në Riverside, një ngjarje e cila ka ofruar, bashkuar, banorët nga besimet e ndryshme dhe nga sferat e ndryshme të jetës.
Omar Zaki, i cili u takua me dr.Makbul Patel, më shumë se 15 vjet më parë, në Qendrën Islame, e emërojë mikun e tij për Çmimin Heronjve. Çfarë ai pa tek dr. Patel, ishte aftësia e tij për të dhënë dhe për të ruajtur devotshmërinë e tij dhe modestinë. Ai vuri në dukje se për dr. Makbul Patel, forca lëvizëse është besimi i tij, feja Islame.
“Si besimtar musliman që është, është përgjegjësia e tij për të ndihmuar të tjerët.”
Omar Zaki tha Ky njeri është përpjekur me të vërtetë për t’ju treguar të gjithëve se çfarë kuptimi ka të jesh një musliman i mirë.
Ai e bën këtë me bujarinë e tij. Ne si muslimanë amerikanë kemi nevojë për më shumë dr. Patelsa.”
Makbul Patel, i lindur në Guxharat, Indi, njëri prej 10 fëmijëve, është i pari në familjen e tij që u bë dentist, por shembulli i tij i ndritshëm, duket gjithashtu se e ka nxitur djalin e tij Samirin dhe vajzën Asma në stomatologji dhe një nipi i cili është, gjithashtu, duke studiuar. Djali i tij më i ri, Hamza është dentist në Riverside.
Klinika dentare pa qëllim fitimi, falas, e dr. Makbul Patel është diçka që e bënë për zemrën e tij, për shpirtin e tij.
Burimi: World Bulletin