Suudi Arabie

Tërbohet lindja e mesme. Rebelët të etur për luftë dhe viktima.

Arabia Saudite është pështjellë nga një situatë tërbuese të guerilasve në të gjitha anët. Përpos trragjedisë në Univesitein e Kenias kum e qindra studentë mbetën të vdekur, sulmet dhe viktimat vazhdojnë edhe në vende të tjera paqeruajtëse.

Kryesisht, Kryengritësit Houthi në Jemen vazhdojnë avancimin në qytetin jugor të Adenit, pavarësisht nga fushata e goditjeve ajrore nën udhëheqjen e sauditëve. Agjencia franceze e lajmeve njofton se kryengritësit kanë marrë selinë e qeverisë rajonale, përfshirë zyrën e guvernatorit. Rusia dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar i kanë kërkuar Arabisë Saudite të pezullojë goditjet për të lejuar dërgimin e furnizimeve humanitare për civilët dhe për të evakuuar shtetasit e huaj. Rusia e paraqiti apelin e saj në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit dje, ku propozoi një pauzë në goditjet ajrore të koalicionit që po lufton kundër kryengritësve shiitë Houthi. Ambasadorja jordaneze në Kombet e Bashkurar thotë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit shpresojnë të arrihet një marrëveshje deri nesër për qetësimin e gjendjes së acaruar midis kryengritësve.

Madje në Palestinë situata është më alarmante.

Një grup monitorues thotë se militantët islamikë kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të një kampi refugjatësh palestinezë në rrethinat e kryeqytetit të Sirisë,

Damask. Zyrtarët e OKB-së thonë se krahas luftimeve në terren, forcat siriane e kanë bombarduar kampin me artileri duke izoluar kështu mijëra civilë, ndër ta edhe shumë fëmijë. Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik dhe të Frontit al-Nusra, një degë e al-Kaidas në Siri, fituan kontrollin e 90% të kampit të refugjatëve në Yarmouk. Zyrtarët e OKB-së thonë se krahas luftimeve në terren, forcat siriane e kanë bombarduar kampin me artileri duke izoluar kështu mijëra civilë, ndër ta edhe shumë fëmijë apo foshnja të pafajshme.

“Gra, fëmijë, dhe civilë të shumtë rrezikohen të vriten, gjymtohen, apo plagosen. Prandaj po u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur civilët.”

Departamenti amerikan i Shtetit ka dënuar edhe sulme të tjera që kanë rrezikuar civilët sirianë, duke u shprehur se familje të pafajshme “vazhdojnë të vuajnë si nga regjimi i Assadit, ashtu edhe nga grupet e dhunshme ekstremiste”. Një frikë që trondit themelet e Amerikës.

Izraeli, pavarësisht botës së tij kristiane dhe paqeruajtëse, mbarëvare nga konflikti me Iranin për moslëshimin e bombës bërthamore në Teheran e cila mund të shkaktojë fillimin e Lufës së Tretë Botërore me viktima pafund.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar marrëveshjen kornizë të arritur mes fuqive botërore dhe Iranit, duke thënë se e lë “vendin kryesor terrorist të botës me një infrastrukturë të madhe bërthamore” që në fund të fundit do të rezultojë në prodhimin e një arme bërthamore. Kryeministri izraelit foli sot në emisionin Meet the Press të rrjetit NBC ku tha se me heqjen e sanksioneve aktuale kundër Teheranit, Irani do të jetë në gjendje të investojë miliarda dollarë për makinerinë e tij terroriste dhe të “pushtojë Lindjen e Mesme”. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif thotë se Teherani do të jetë në gjendje të rikthehet në nivelet aktuale të aktivitetit bërthamor nëse Perëndimi tërheq marrëveshjen e fundit që pritet të finalizohet në qershor. Në komentet për televizionin shtetëror iranian dje, zoti Zarifi tha se Irani ruan opsionin për t’u kthyer në aktivitet të plotë bërthamor nëse shkelet marrëveshja nga pala tjetër. Ministri iranian shtoi se Irani i kishte thënë Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry gjatë negociatave në Lozanë të eliminohet fraza “pezullimi apo heqja e sanksioneve” dhe të zëvendësohet me frazën “përfundimi i sanksioneve”. Zoti Zarifi tha se në momentin kur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike konfirmon se Irani po respekton marrëveshjen ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet ekonomike dhe financiare kundër Iranit.

Një Azi e tërbuar për luftë, gjak dhe viktima. Një gjendje e cila nuk njeh paqe dhe armëpushim pavarësisht diplomacive. Një tërbim që mund ti kushtojë shumë Botës anembanë, kryesisht të ardhmes myslimane.