Librat mbi Islamin janë shitur në Francë
Libra mbi Islamin janë shitur në Francë, pas sulmeve vdekjeprurëse ekstremiste në kryeqytet janë ngritur pyetje të pakëndshme për fenë më me rritjen më të shpejtë në Evropë.
Një shtojcë e veçantë e revistës e fokusuar në Kur’an është shitur, raftet kanë mbetur bosh dhe libraritë po shesin më shumë libra rreth Islamit më shumë se kurrë më parë, pas sulmeve në Paris, në muajin janar, raportoi The Straits Times.
Francezët janë kureshtar, ata po pyesin gjithnjë e më shumë, dhe ata po ndjehen më pak të kënaqur se kurrë nga përgjigjet që ata janë duke marrë nga media, tha Mr. Fabrice Gerschel, drejtor i revistës Philosophie, e cila e botoi shtojcën rreth Kur’anit.
Shitjet e librave mbi Islamin janë tri herë më të larta në tremujorin e parë të vitit 2015 se në këtë kohë në vitin e kaluar, sipas Unionit Kombëtar të Librarive të Francës.
Mathilde Mahieux, e specializuar në fe, tha se njerëzit duan një kuptueshmëri më të mirë të fesë se sa shteti brutal islamik në Irak dhe Siri (ISIS) i cili pretendon se po përfaqëson Islamin.
Pjesë e interesimit në Francë duket se rrjedh nga fakti se shumë prej ekstremistëve që kryejnë abuzime të tmerrshme në emër të Islamit në Siri dhe Irak janë me origjinë perëndimore.
Dy herë më shumë libra të botuara në Francë vitin e kaluar ishin dedikuar për Islamin se sa për Krishterimin, sipas së përjavshmes Hebdo Livres.
Dhe në panairin më të madh të librit të Francës në muajin mars, libri më i shitur për Le Cerf, i cili drejtohet nga urdhëri Katolik Domenikan, Një i Krishter Lexon Kur’anin, ishte ribotim i një libri i botuar për herë të parë në vitin 1984, që atëherë bëri më pak jehonë.
Burimi: IQNA News