İran

Erdogan në Iran: Bisedimet duhet të ndalin gjakderdhjen në rajon

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për bisedime të mëtejshme me Iranin për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme si rezultat i përhapjes së terrorizmit në rajonin e Lindjes së Mesme, njofton Agjencia FNA.

Ne duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bisedojmë dhe të  parandalojmë këtë gjakderdhje ..., tha presidenti Erdogan, duke ju drejtuar një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij, kryetarin e Iranit, Hassan Rouhani në Teheran të martën. 

Kryetari turk vuri në dukje zhvillimet në Irak, dhe shprehu keqardhje për vdekjen e rreth 100.000 njerëzve dhe shkatërrimin e historisë së lashtë të Irakut dhe të kulturës nga përleshjet në atë vend.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për zhvillimet e ngjashme në Siri.

Në fillim të takimit, kryetari i Iranit, Hassan Rouhani theksoi nevojën e bashkëpunimit të dy vendeve në fushatën kundër ekstremizmit, theksoi se lufta dhe gjakderdhja në Jemen duhet të marrë fund menjëherë.

Për fat të keq, sot jemi dëshmitarë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në rajon. Të dy palët kishin plotësisht të njëjtat ide që, pasiguria paqëndrueshmëria dhe lufta në rajon duhet të kontrollohet, tha Hassan Rouhani gjatë konferencës për shtyp të martën në Teheran.

Ne shpresojmë se ne mund të luftojmë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe të dëshmojmë vëllazërinë dhe miqësinë midis shteteve të rajonit, shtoi ai.

Hassan Rouhani gjatë bisedimeve të tij me Erdoganin foli mbi problemet në Irak dhe Palestinë, dhe tha:

Ne kemi diskutuar hollësisht rreth Jemenit, përveç vendeve të  lartpërmendura. Ka pasur pika të përbashkëta mes nesh dhe ne të dy besojmë se ne kemi nevojë për të parë fundin e luftës dhe gjakderdhjes në Jemen sa më shpejt të jetë e mundur dhe sulmet në Jemen duhet të ndalen dhe një armëpushim duhet të fillojë në mënyrë që vende të ndryshme mund të dërgojnë ndihmat e tyre humanitare në Jemen pas armëpushimit.   

Në dashtë Zoti, ne do të dëshmojmë  paqen dhe stabilitetit në Jemen dhe nën një qeveri të Jemenit, tha ai.

Presidenti turk mbërriti në Teheran sot për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale me Presidentin Hassan Rouhani dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.

Vizita e Erdoganit zhvillohet me ftesë të homologut të tij iranian Hassan Rouhani.

Erdogan, i cili kryeson një delegacion të rangut të lartë, do të mbajë takime të veçanta me zyrtarë të lartë të vendit.

Irani dhe Turqia janë vende me ndikim në rajon dhe bashkëpunimi i tyre do të jetë vendimtare për t'i dhënë fund krizave rajonale.

Burimi: IRNA