Ngritja e fondeve për Shkollën Kur’anor në Francë
Një udhëheqës musliman francez i lutjeve muslimane ka filluar ngritjen e fondeve për themelimin e një shkollë Kur'anore.
Rashid El-Xhej, imam i Xhamisë së Sunnetit në qytetin Brest, në Brittany në Francën veriperëndimore, ka paraqitur kohët e fundit një aplikim për leje për ndërtimin e një shkolle Kur'anore në qytet, raportoi faqja Breizh- info website.
Leja e ndërtimit është duke u shqyrtuar nga departamenti i planifikimit të bashkisë së qytetit.
Imam Rashid el-Xhej po i përdorë, gjithashtu, rrjetet e mediave sociale për të mbledhur fonde për shkollën e planifikuar.
Ai kohët e fundit ka postuar një klip në YouTube dhe ka postuar mesazhe në Twitter dhe Facebook, duke shpresuar për të mbledhur 830,000 € të nevojshme për projektin.
Të destinuara kryesisht për të siguruar një edukim fetar musliman, programet e shkollës Kur’anore përfshijnë mësimin përmendësh të Kur'anit dhe gjuhën arabe.
Franca është vendi me popullsinë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore.
Burimi: IQNA News