Fe

Lufta sektare sunite-shiite

Lindja e Afërt vlon. Shtetet shkatërrohen, kufijtë fshihen, qytetet zhduken, trashëgimia civilizuese po shpërbëhet. Çdo ditë po ndodh një Markalle në ndonjërin nga qytetet irakiane në zemër të civilizimit të gjinisë njerëzore. Vetëm me 31 mars në Irak janë vrarë 44, të dielën 29, të shtunën 28, dhe kështu me radhë. Organizata joqeveritare britaneze Iraq Body count ka dokumentuar 211.000 viktima të dhunshme nga të cilat 50.000 viktima civile të luftës. Numri i viktimave ka tejkaluar 200.000 nga marsi i vitit 2001 në Siri ceku Opservatoriumi sirian për drejtat njerëzore. Gjithsejtë 137 vetë kanë pësuar në sulmet vetëvrasëse me bomba në dy xhamit në kryeqytetin e Jemenit Sana. Ajo çka është më e keqe nga kjo, është se supozimi i zezë tek sa ja ka nis. Si mund të shpjegohet kjo anarki në Lindjen e Afërt. Evropa ka udhëhequr luftën sektare fetare100 vjeçare, nga viti 1542 gjer në vitin 1648. A ka vend një krahasimi të këtillë. A munden luftërat në Lindjen e Afërt të sqarohen në mënyrë racionale, pa tifozeri?

Në rajon, në të cilin kufijtë e kanë vizatuar kolonistët e huaj, politika e forcës nuk ka dhënë asnjë koncesion kulturës së dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit. Të gjitha përpjekjet e bashkëlidhjes rajonale, krijimi i skemave kolektive të sigurisë, kultura inkluzive politike apo varshmëritë ndërshtetërore janë shkatërruar. Aristokracia nuk toleron nacionalizmin, islamin politik. Islami revolucionar iranian ka neveri nga monarkitë dhe familjet sunduese. Militarizmi sekular përjashton islamin politik të Vëllazërisë Myslimane. Radikalizmi ekstrem islamik të ashtuquajturës Shtet Islamik përjashton të gjithë të tjerat nga perandoria fetare. Karakteristika e përbashkët për të gjithë ata është fakti se nuk kanë legjitimitet zgjedhor politik i cili  për shembull praktikohet në Perëndim. Sipas kriteriumeve të Freedom Hausit nga 410 milion banorë të cilët jetojnë në 21 shtete të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore vetëm 5% të tyre janë të lirë. Korelacioni se një demokraci rallë apo kurrë nuk lufton me demokracitë tjera poashtu sqaron pse shtetet jodemokratike të Lindjes së Afërt, në vend të paqes së përhershme të Kantit, zgjedhin luftën e qëndrueshme. Ashtu që aristokracia qeverisëse saudite në të kaluarën është frikësuar nga nacionalizmi arab apo atë të socializmit arab, gjë që sqaron rivalitetin saudit me Egjiptin e Gamal Abdel Naserit apo Irakun e Sadam Hyseinit. Sot Arabia Saudite ka neveri nga islami politik i Vëllazërisë Myslimane, gjë që sqaron marrëdhënien e tyre me Egjiptin e Muhamed Mursit apo Egjiptin e gjeneral Sisit. Apo nga grupacionet arabe proiraniane, gjë që sqaron aksionet aktuale ushtarake kundër Hutive jemenas.

Në Egjipt në skenë është konflikti shumëdekadësh të përfaqësueseve autoritativ (ushtarak) të establishmentit sekular nga njëra anë dhe islamit politik të Vëllazërisë myslimane nga ana tjetër. Politika egjiptase jo kulturore nuk ishte në gjendje të tolerojë këto dy skajshmëri, kështu që lufta e tyre konceptuale për jetë a vdekje vazhdon. Njashtu Republika Islamike e Iranit si pasardhëse e monarkisë më të vjetër në Lindjen e Afërt, është e neveritshme nga dinastitë familjare, që arsyeton rivalitetin e saj me Arabinë Saudite. Imam Hoemini thoshte se”obligimi i shenjtë mysliman është të ngriturit kundër aristokracisë”.

Identifikimi fetar sunit shiit poashtu është më i fortë nga përkatësia shtetërore. Ashtu që pjesëtarët e Hezbollahut në Liban, brigadës Sadr në Bagdat ap Ensarullah(Husit) në Jemen më tepër janë të kthyer ndaj iranianëve se ndaj arabëve etnik sunit nga fqinjësia e tyre. Analistët e fondacionit RAND theksojnë se 70 gjer në 80% të shijave saudit ndjekin doktrinën e Sistanit, ajatollahut të madh irakian me prejardhje iraniane. Siria poashtu ka historinë e konfliktit të islamit politik nga njëra anë dhe regjimit qeverisës autoritar nga njëra anë. Nga të gjitha shtetet arabe, Siria e para e ka pranuar Republikën Islamike të Iranit në vitin 1979 dhe ashtu e ka iniciuar ndarjen e bllokut arab në anti iranian dhe pro iranian. Hafëz el Asadi ka dërguar Homeinit telegram urimi” Proklamojmë përkrahjen tonë regjimit të ri të krijuar me revolucionin në Iran, Krijimi i këtij regjimi është në interesin më të madh të popullit iranian, të arabëve dhe myslimanëve”.

Por nga numri i madh i epiqendrave , dy janë posaçërisht të rëndësishme, Irani apo Arabia Saudite, republikë islamike apo monarki absolute, perandoria persiane apo arabe, shijat apo vehabit? Çdo njëra në mënyrë të veçantë po tregojnë pretendimet e tyre rajonale, Arabia Saudite është partnere e SHBA-së që nga përfundimi i Luftës së dytë botërore, Irani ishte poashtu partnere e SHBA-së gjer më 1979, pas revolucionit islamik më nuk është. Themelet e mirëkuptimit saudito-amerikan janë definuar në anijen amerikane”USS Quincy” në kanalin e Suecit me 14 shkurt 1945. Atëherë dy lider të atëhershëm, kryetari amerikan Franklin D. Roosvelt dh mbreti Abdyl Aziz ibn Saud, në befasi të Winston Churchilit, kanë definuar aleancën e tyre strategjike. Argumentimi real politik i thjeshtë është se destabilizimin shumë dekadësh në Lindjen e Afërt është pasojë e mungesës së fuqive baraspeshuese e cila më së shpeshti ilustrohet me shembullin e Izraelit. Monopoli nuklear i Izraelit ka stimuluar jo stabilitet në Lindjen e Afërt gjatë katër dekadave të kaluara. Ashtu ka shkruar profesori i shquar, teoricienti dhe babai realizmit strukturale me renome Kenneth N.Waltz në Foreign Affairs në korrik 2012. Pikërisht dominimi ushtarak i njërës anë ka caktuar rrethanat historike dhe ka ndikuar në shpërthimin e luftërave izraelito-arabe në vitet 1948, 1956, 1967, 1973, 1982... Destabilizimi gjatë disa viteve të kaluara, paraqet një dukuri tjetër, gjegjësisht realiteti i ri gjeopolitik nga 10 vitet  e kaluara. Fjala është për statusin e Irakut dhe orientimit të tij për caktimin e baraspeshës së forcave në mes fuqive tjera rajonale.

Intervenimi amerikan në Irak ka mundësuar largimin nga pushteti të pakicës sunite për herë të parë nga krijimi i Irakut në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, kur hartografët britanik kanë skicuar kufijtë shtetëror të Irakut. Atëherë dashura romantike e zyrtares britaneze, arkeologes dhe spiunes Gertruda Bell ndaj arabëve, në pushtet e ka sjell Fejsalin nga Meka dhe ja ka dhënë juridiksionin mbretëror mbi popullatën shumice shiite. Themelet e këtij sistemi të sajuar politik, në të cilin ka qeverisur pakica sunite irakiane ka zgjat plot 90 vite. Duke hjek dorë nga Sadam Hyseini, kryetari amerikan George Bush ka liruar Irakun nga trashëgimia e Gertrude Bell de fakto nga viti 2003. Me bbajtjen e zgjedhjeve të para irakiane, trashëgimia politike e Gertrude Bellit mori fund edhe de jure në vitin 2005. Duke hjek dorë nga Sadam Hyseini, kryetari amerikan George Bush ka liruar opozitën shiite nga Sadam Hyseini e cila ditët e saja refugjatëse i ka kaluar në vitet 80 e 90 ta në Teheran, tani okupimi amerikan i ka kthyer jo vetëm shtëpive të tyre por edhe në pushtet. Ashtu që është shkatërruar rregullimi i sigurisë dhe është detonuar bomba gjeopolitike. Ndikimi rajonal iranian është tërhequr tani 300 km në perëndim, ku është caktuar linja e re e padukshme. Thellësia strategjike e Iranit është lidhur nëpërmjet Irakut, Sirisë e gjerë në Liban. Hapur është nisur të flitet për gjysmëhënën iraniane. Vali Nasr, profesori i shquar amerikan me prejardhje iraniane e ka quajtur atë gjysmëhëne shiite. Kolumnisti i gazetave ditore arabe Asharq al Awsat lidhur me këtë ka shkruar se realieti në teren eksponon me zgjerimin e ndikimit iranian në rajon. Çështjet e hapura të Libanit, Sirisë, Irakut dhe Palestinës, nga posedimi tradicional arab, gradualisht ka kaluar në duart iraniane. Nga fillimi i vitit 2015 edhe çështja e Jemenit poashtu ka kaluar në duart iraniane. Teherani zyrtar ka ardhur në situatën të ndikojë në katër kryeqytetet arabe kryesore: Bagdat, Damask, Bejrut dhe Sana. Gjersa ish monarkia, e tani Republika Islamike e Iranit, përpiqet për dominimin rajonal, duke intervenuar drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në Irak, Siri, Liban dhe Jemen, në të njëjtën kohë afirmon politikën e mospërzierjes së fuqive të huaja, e më së shumti të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Arabia Saudite refuzon ndarjen asimetrike të ndikimit të huaj dhe preferon mbrojtjen amerikane. Refuzimi i saj që të ndajë rregullimin e sigurisë me Iranin rrjedh nga fakti se Arabia Saudite nuk pranon pozitën e saj”juniore” në këtë skemë. Të dyja shtete akoma refuzojnë ballafaqimin e drejtpërdrejte, duke preferuar keqpërdorimin e Proxy grupeve në realizimin e interesave të tyre gjeopolitike. Ajo që shqetëson është tendenca e krijimit të aleancave ushtarake kundërshtare të cilët mund të eskalojnë në konfliktin e mundshëm të drejtpërdrejtë dhe të gjerë. Nga njëra anë Irani udhëheq me forcat qeveritare irakiane, ushtrinë qeveritare siriane si dhe me Proxy grupet arabe proiraniane. Nga ana tjetër Arabia Saudite, Egjipti dhe aleatët tjerë arab amerikan veç se punojnë në krijimin e forcave të përbashkëta arabe për intervenimin në Lindje të Afërt. Shumë faktor të lidhur mes vete ndikojnë në jostabilitetin e Lindjes së Afërt, mungesa e legjitimitetit politik, lirisë, kulturës politike integrative, rendit demokratik, skemës kolektive të sigurisë etj., e bëjnë Lindjen e Afërt të jetë jostabil nga struktura historike e identiteteve fetare dhe ideologjike përjashtuese. Dekonstrukcioni i tyre është projekti i gjeneratave, i cili do të zgjasë me vite apo dekada.

Nga ana tjetër real politike, në Lindjen e Afërt mungon baraspesha e forcave dhe pritet që konflikti të zgjas gjersa nuk të krijohen marrëdhëniet të balancuara të aktorëve kryesore, që do të zgjas me vite apo ndoshta edhe me dekada, apo gjersa njëra anë nuk fiton statusin e hegjemonisë rajonale , që është më pak e mundshme.

Burimi: Al Jazeera