Muslimanët e Rusisë denoncojnë ISIL-in si armiq të Islamit
Një grup i madh i muslimanëve të Rusisë ka lëshuar një fetva (vendim) kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) që i mallkon ata si armiq të Islamit dhe duke bërë thirrje për ndëshkimin e të gjithë anëtarëve të tij si kriminelë.
Drejtoria Shpirtërore e Muslimanëve të Rusisë e publikoi tekstin e fetvas në faqen e saj të martën.
Anëtarët e Këshillit të Ulemave [dijetarët islamë], në bazë të Kur'anit dhe Sunnetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, kanë treguar dhe vërtetuar se të gjitha veprimet e organizatës të vetëquajtur Shteti Islamik janë në kundërshtim me Islamin - duke filluar nga krijimi i grupit dhe deri në fund me mizoritë e tyre, me ekzekutimet publike, shkruan në dokument.
Nga pikëpamja e Sheriatit Islam anëtarët e grupeve të tilla kriminale meritojnë dënimin kapital ose izolimin e plotë gjatë gjithë jetës nga shoqëria, deklaruan udhëheqësit muslimanë të Rusisë. Megjithatë, ata shënuan në fetva se që çdo i dyshuar duhet të dënohet me vendim të gjykatës që do të përjashtonte plotësisht të gjitha dyshimet e tij apo bashkëfajësinë për përdorimin e dhunës, grabitjeve dhe vrasjeve, raportoi RT.
Ndjekësit e ISIS (ISIL) gabimisht janë duke interpretuar Islamin, po e interpretojnë se fe e brutalitetit, mizorisë, dhunës, torturës dhe vrasjeve tronditëse”, deklaruan Muslimanët e Rusisë. Në të vërtetë, parimet themelore të Islamit ndalojnë vrasjen e njerëzve të pafajshëm, shtuan ata.
Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria ruse e përshkruan ISIL-in dhe Frontin e Al-Nusra si terroristë, anëtarësimi ose përkrahja për këto organizatat konsiderohen jo-ligjore, mund të ndjekën penalisht. Përveç kësaj, Ministria e Jashtme e Rusisë i bëri thirrje të gjitha kombeve që t’i përshkruajnë të dy grupet si terroristë, duke vënë në dukje se një hap i tillë do të jenë i mbështetur nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Burimi: IQNA News